Fjalori

Rezultate në përkufizime për “taktikë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEC

DEC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Taktikë; marifet, hile, dredhi.

DJEGUR

DJÉGUR (i, e) mb. 1. është bërë shkrumb e hi në zjarr, që është shkatërruar a dëmtuar rëndë nga zjarri, që është djegur; kund. i padjegur. Shtëpidjegura. Fshatra (qytete) të djegura. Pyll i djegur. Libradjegur.
2. është përcëlluarzjarr a në flakë, që është djegur me zjarr, me hekur a me ujë të nxehtë etj.; kund. i padjegur. Me duardjegura. Me qerpikëdjegur. E kishte faqendjegur.
3. është skuqur, zier a pjekur jashtë masezjarr dhe ka marrë ngjyrëerrët a të zezë ose shijehidhur; i shkrumbosur (për gjellët, bukën etj.); kund. i padjegur. Vaj (gjalpë, sheqer) i djegur. Bukë e djegur. Mish i djegur. Gjellë e djegur. Lëng i djegur gjellë me miellskuqur.
4. është prishur, ka dalë jashtë përdorimit dhe duhet zëvendësuar a duhet ndrequr (për mjetet elektrike dhe për aparatet, makinat etj. që punojnë me rrymë elektrike); kund. i padjegur. Llambë e djegur. Motor i djegur.
5. është dëmtuar nganxehtët, nga thatësira a nga ndonjë sëmundje dhe është fishkur, është tharë e është prishur (zakonisht për bimët). Kallinjdjegur. Të lashtadjegura. Duhan i djegur. Gjethedjegura.
6. është tharë fare nganxehtët a nga mungesa e ujit (për tokën, bimët); që ka etjemadhe ngaqë s'ka pirë ujë prej kohësh, nga zjarrmia që i jep sëmundja, nga lodhja etj., që është tharë e është përvëluar për ujë (për njerëzit, buzët); i përvëluar, i zhuritur. I djegur për ujë. Tokadjegura. Me buzëdjegura.
7. I skuqur shumë, i nxirë nga rrezet e diellit, që e ka zënë dielli mirë. Me fytyrëdjegur.
8. fig. vuan shumë nga malli, nga dëshira a nga dashuria për dikë a për diçka; që është lënduar e brengosur rëndë nga humbja e njerëzve më të dashur a nga ndonjë fatkeqësi e madhe, shumë i pikëlluar; i përvëluar, i zhuritur. I djegur për një shtëpi (për një copë tokë) . I djegur nga malli përvendlindjen. I djegur për fëmijë (për një djalë, për një vajzë). I djegur nga dëshira (nga dashuria). Me zemërdjegur. Mu te kisha te përroi, / kur kthehej mikja nga kroi, / më dogji, më përvëloi. (folk.).
9. Që ka shkuar dëm, ngaqë nuk është përdorurkohën e duhur, që është bërë i pavlefshëm, që s'mundpërdoret më; që ka humbur a ka dështuar (në një lojë etj.). Biletadjegura. Fond i djegur. Lojtar i djegur. Qengja (viça) të djegur qengja (viça etj.) që kanë mbeturdobët a pa u zhvilluar mirë.
10. është nxehur me zjarr e me flakë para se të vihetpërdorim (për një furrë të re); kund. e padjegur. Furrë e djegur.
11. është pjekurfurraposaçme (për tullat, gurin gëlqeror). Tulladjegura. Gëlqere e djegur.
Sin.: i përflakur, i shkrumbuar, i zhuritur, i ciknosur, i konsumuar, i përcëlluar, i përvëluar, i zhuritur, i përgjëruar, rëngëmadh.
*Letër (kartë) e djegur. (Taktikë, politikë) *e tokësdjegur libr. Me *zemër (me shpirt) të djegur (të përvëluar).

DREJTË

DRÉJTË (i, e) mb. 1. është pa lakime, pa dredha, pa shtrembërime e nga njëri skaj te tjetri pa kthesa, që shkon në një drejtim, që zgjatet drejt; që nuk pritet me një tjetër; kund. i shtrembër. Vijë e drejtë. Rrugë (udhë) e drejtë. Gardh (mur) i drejtë. Fill i drejtë. Shkop i drejtë. Me trupdrejtë. Me këmbëdrejta. E ka hundëndrejtë. I ka degëtdrejta. Druri i drejtë, mjeshtri i keq (fj. u.). E drejtë është dhe pushka, por shtie ndonjëherë shtrembër. (fj. u.). I drejtë mundjetë vetëm ai që është njerëzor. (fj. u.).
2. Që ka sipërfaqesheshtë e të papërkulur, që nuk është me gropa, me nyja a me gunga; kund. i shtrembër. Trung (tra, dërrasë) me faqedrejta. Dysheme e drejtë. Kalldrëm i drejtë. Çati e drejtë.
3. është pingul me një rrafsh, i pingultë; që qëndron drejt, që nuk priret a nuk kërruset nga njëra anë; kund. i shtrembër; i pjerrët. Plep (qiparis) i drejtë. Shtyllë e drejtë. Mur i drejtë. Shkrim i drejtë. Kon i drejtë (gjeom.) Cilindër i drejtë (gjeom.).
4. Që ka tiparerregullta, i rregullt; kund. i shtrembër. Me fytyrëdrejtë.
5. fig. mendon, gjykon e vepronpërputhje me të vërtetën, që nuk i mban anën askujt; që flet hapur, pa fshehur gjë e pa bërë dredhi; i çiltër; kund. i padrejtë. Është njeri i drejtë. Ashtu siç është i mençur dhe i fortë, është dhe i drejtë. (fj. u.).
6. fig. mbështetet në të vërtetën a që i përgjigjetvërtetës, realitetit; që mbronvërtetën, drejtësinë, lirinë, përparimin, të mirën kundërkeqes; që nuk ka gabime e shtrembërime; kund. i padrejtë. Fjalë e drejtë. Mendim (gjykim, veprim) i drejtë. Politikë (vijë) e drejtë. Çështje e drejtë. Luftë e drejtë. Fjala e drejtë është e hidhur. (fj. u.).
7. është provuar shkencërisht, që është vërtetuar nga praktika; i vërtetë; kund. i gabuar. Tezë (teori) e drejtë. Taktikë e drejtë. Përfundim i drejtë. Doli se ishte e drejtë.
8. fig. përputhet me parimet e me kërkesat e shoqërisë e të moralit ose që bëhet sipas rregullave e ligjeve; që është me vend, i arsyeshëm; kund. i padrejtë. Shoqëri e drejtë. Marrëdhënie (lidhje) të drejta. Ështërrugëdrejtë. E çoi (e solli, e ktheu, hyri, u vu) në rrugëdrejtë.
9. fig. bëhet ashtu siç duhet, i mirë; që bëhet sipas rregullave e ligjeve; që është me vend, i arsyeshëm; kund. i gabuar. Normim i drejtë. Shfrytëzim i drejtë i kohëspunës. Kuptim i drejtë i një çështjeje. Dënim i drejtë. Kërkesë (ankesë) e drejtë.
10. mat. I tillërritja e njërës anë ose e njërit faktor sjell rritjen e anës ose të faktorit tjetër dhe anasjelltas; kund. i zhdrejtë. Përpjesëtim i drejtë.
11. spec. bëhetmënyrëdrejtpërdrejtë, që kryhet jo tërthorazi; që bëhet pa ndërmjetësinë e dikujt a të diçkaje tjetër; i drejtpërdrejtë; kund. i zhdrejtë, i tërthortë. Kënd i drejtë (gjeom.). Kundrinor i drejtë (gjuh.). Ligjëratë e drejtë (gjuh.). Përpjesëtim i drejtë (mat.). Pjalmim i drejtë (bot.). Rasë e drejtë (gjuh.).
Sin.: i pakthyer, i palakuar, i papërkulur, i rrafshët, i pingultë, i rregullt, i ndershëm, i çiltër, i sinqertë, i vërtetë, i mbështetur, i bazuar, i arsyeshëm, i mirë, i shëndoshë, i drejtpërdrejtë.
I drejtësi *drapri iron. I drejtë si *laku (dikush) iron. Ka hyrë në *rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). Është në *rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). E sjell në *rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). E sjelludhë (në *rrugë) të drejtë (të mbarë) (dikë). Në *vijëdrejtë.

DYFISHTË

DYFÍSHTË (i, e) mb. 1. përbëhet nga dy pjesë, nga dy shtresa, nga dy fije etj. të njëjta ose të ngjashme. Tel (fill) i dyfishtë. Yll i dyfishtë (astr.). Shartim i dyfishtë (bujq.). Kryqëzim i dyfishtë (bujq.).Xhamadyfishtë. Portë (dritare) e dyfishtë. Gjuhëz e dyfishtë. Zanore (bashkëtingëllore) e dyfishtë (gjuh.). Thyesë e dyfishtë (mat.) thyesë që i ka numëruesin dhe emëruesin thyesa.
2. është edhe një herë më i madh, që është dy here më e madhe se diçka tjetërmerret si bazë; dyfish. Sasi (madhësi) e dyfishtë. Punë e dyfishtë.
3. Që ka lidhje me dy anë, me dy sende, me dy dukuri etj.; që bëhet nga dy anë, nga dy drejtime etj. Fitore e dyfishtë. Shfrytëzim i dyfishtë. Shtypje e dyfishtë. Varësi e dyfishtë. Kontroll (kujdes) i dyfishtë. Qëllim i dyfishtë. Gabim i dyfishtë. Lidhje e dyfishtë (kim.) lidhje e dy atomeve të një lënde me dy çiftepërbashkëta elektronesh. Ka rëndësidyfishtë.
4. mundbëhet në dy mënyra, në dy trajta etj.; që ka dy mundësi zgjidhjeje. Zgjidhje e dyfishtë.
5. shfaqet në dy mënyra a në dy formandryshme, zakonisht të kundërvëna njëra me tjetrën; që bëhet për të mbuluar qëndrimin a qëllimin e vërtetë dhe për të mashtruartjerët,. Politikë e dyfishtë. Qëndrim i dyfishtë. Lojë (taktikë) e dyfishtë.
6. mundmerret edhe ndryshe, që shpreh edhe diçka tjetërnënkuptuar. Fjalë me kuptimdyfishtë.
Sin.: dyfish, dyjar, dyfaqësh.
Bën *lojëdyfishtë (dikush).

LETËR

LÉT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. nj. Lëndënxirret nga përpunimi i drurit, i kashtës etj. dhepërgatitet e përdoret zakonishttrajtën e një flete të hollë; edhe sh. fletë e hollë prej kësaj lënde, me përmasa e ngjyrandryshme, që përdoret për të shkruar, për të vizatuar a për të shtypur në të, për të mbështjellë diçka me të etj. Letër e bardhë (e hollë, e trashë, e tejdukshme, e ndritshme). Letër thithëse. Letër higjienike. Letër shkrimi (vizatimi). Letër shtypi. Letër cigareje. Letër me ngjyra. Letër për mbështjellje. Brumë letre. Një fletë (një copë, një tabak) letër. Rrip letre. Qeskë (prej) letre. Kapëse letrash. Kosh letrash. Fabrika e letrës. Palos (pres) letrën.
2. Fletë nga kjo lëndë, e lyer me diçka, që përdoret për nevojandryshme; fletë e hollë prej ndonjë lënde tjetër, që përdoretindustri për të mbuluar, për të veshur ose për të bërë sendendryshme. Letër ngjitëse (mizash). Letër dylli. Letër vaji. Letër karboni (kopjative). Letër bitumi. Letër alumini. Letër zbukurimi.
3. Fletë nga kjo lëndë, ku shkruajmë diçka dhe ia dërgojmë dikujt larg nesh; teksti i shkruar në një fletëtillë. Letër familjare (private, zyrtare, përcjellëse, shoqëruese). Letër e porositur (e thjeshtë). Letër urimi (përshëndetjeje, falënderimi, ngushëllimi, dashurie). I shkroi (i dërgoi) një letër. Mori letër. Lexonte letrën e nënës.
4. Secila nga fletët e trashatrajtë katërkëndëshe, me numra e me figura, në ngjyrëkuqe e të zezë, me të cilat luajmë bixhoz; loja me këto fletë. Letra bixhozi. Letra spathi. Hodhi (tërhoqi) një letër. Luanin (me) letra.
5. Dokument zyrtar i shkruar ose i shtypur, që shërben si dëshmi për diçka; dokument zyrtar që i dërgohet një njeriu ose një qendre zyrtare për ta njoftuar për diçka. Letra kredenciale. dipl. Letër diplomatike. zyrt. Letër thirrjeje. Letër njoftimi letërnjoftim. Letër ankesë (drejt.) letërpërmban një ankesë për një çështjecaktuar.
6. sh., libr. Letërsi. Fakulteti i letrave. Letrat shqipe (let.) Letërsia shqipe. Poeti qytetarrebelhistorinë e letrave shqipe.
7. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme letrash. Letër smerili (kim.) material gërryesprodhohet me ngjitje të kokrrizave të një materiali abrazivsipërfaqen e një letrefortë. Letër higjienike letërpërdorettualet për të fshirë pjesët intime.
Sin.: telegram, kartë, fletë, dërgesë.
Iu dogjën letrat (kartat) në dorë (dikujt) iu prishëngjitha planet, dështoi, s’mundiarrinte qëllimet a synimet e veta. Ia djeg letrat (kartat) në dorë (dikujt) ia kuptoj qëllimet që më parë dhe nuk e lë t’i plotësojë, ia zbuloj planet dhe ia prish para se t’i vërëjetë, i prish punë. I fshehu letrat (kartat) (dikush) nuk foli hapur; i mbuloi qëllimet e planet që ka bërë, i fshehu synimet; kund. i hapi letrat (kartat). I hapi letrat (kartat) (dikush) i zbuloifshehtat; foli hapur me dikë, ia tha qartë ç’kishte ndërmend; kund. i fshehu letrat (kartat). Ta këndon (ta lexon) letrën (kartën) pa hapur zarfin (dikush) shih t’i lexon (t’i këndon) letrat (kartat) në xhep (dikush). *Kështjellë (kala) prej letre keq. Letër (pusullë) bakalli keq. shkresë a letër e shkruar keq dhe e mbajtur fare pa kujdes. Letër (kartë) e djegur plan, veprim, taktikë etj. që s’hyn më në punë, që s’mundpërdoret më, se është zbuluar; njerishërbimdikujt, që nuk mundveprojë më, se është zbuluar ose ka rënë shumë poshtë në sy të të tjerëve. Me letra (me karta) të hapura pa fshehur asgjë, duke i thënë gjërat sheshit; haptas e drejtpërdrejt. T’i lexon (t’i këndon) letrat (kartat) në xhep (dikush) është shumë i zgjuar dhekupton menjëherë, ta zbulon mendimin vetë, të zbulon çdo të fshehtë. Luaj letrën (kartën) e fundit libr. përdor edhe mundësinë e vetme që më ka mbetur për t’ia arritur diçka; luaj (hedh) gurin e fundit. Mbetiletër (diçka) u tha me fjalë a u shkrua në një vendim, por nuk u , nuk u zgjidh; dështoi; nuk u vu në jetë. Ia ngatërroi letrat (dikujt) nuk e la të arrijë qëllimet, e pengoi, ia prishi planet; i prishi punë. Nxin letër (dikush) mospërf. shkruan gjëra fare pa vlerë, krijon diçka me shkrim që nuk tërheq asnjë. *Tigër prej letre libr. mospërf.

MANIPULUESE

MANIPULÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka në karakter prirjen dhe aftësinë për të manipuluartjerët. Manipuluesja përdori një taktikëvështirë për t’u dalluar.
2. Ajomanipulon dikë a diçka tjetër.

TAKTIKË
TOKË

TÓK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. vet. nj. Planeti ynë, si një nga planetët e sistemit diellor; rruzulli i këtij planeti me pjesën e fortë e me pjesën ujore, si edhe shtresa e gaztë (atmosfera) që e rrethon; planet ku jeton njerëzimitërësi; botë. Rruzulli i Tokës. Boshti i Tokës. Korja e Tokës. Bërthama (qendra) e Tokës. Ekuatori i Tokës. Meridianët e Tokës. JetaTokë. Lindja e jetësTokë. Toka dhe Dielli. Toka rrotullohet rreth Diellit. Toka është e rrumbullakët.
2. Pjesë e fortë e rruzullit tonëkundërvënie me ujin a e kufizuar prej tij. Tokë e mbyllur. Toka e bregdetit. Në tokë e në det. Zbriti (zbarkoi) në tokë. Dolitokë. E nxoritokë. Uji lag tokën.
3. Kore e rruzullit tonëtërësinë e saj a në një pjesëcaktuar; shtresë e sipërme e kësaj koreje; lëndë e fortë a e shkrifët, që përbën koren e rruzullit tonë; dhe. Tokë e bardhë (e zezë, e verdhë, e përhime). Tokë e hedhur. Lëkundjetokës tërmet, shkundullimë. Shembjet (shkarjet) e tokës. Rrëshqitje e tokës. E futitokë. E nxori nga toka.
4. Rrafsh, në të cilin qëndrojnë e lëvizin njerëzit, kafshët etj., sipërfaqe, truall. Ulem (shtrihem) në tokë. Rri (bie) në tokë. Ngrihet mbi tokë. Zhvillohettokë. Vë këmbën (gjurin) në tokë. Prek tokën ulet (avioni). U ngrit nga toka fluturoi (avioni). Zuri tokë. Shkelitokë. Preku tokën. U njësh (rrafsh) me tokën.
5. Copë trualli që e punojmë dhe e mbjellim me bimë bujqësore, me pemë, me bar etj.; arë, vresht, pemishtë etj.; vend i kufizuar, i punuar a në gjendje natyrore, që e ka dikushpronësi dhe e përdor për diçka. Tokë e vogël (e madhe). Tokë pjellore. Tokë e ujitur (nën ujë). Tokë e punueshme. Tokë djerre. Tokë buke. Tokë për vreshta ( për duhan, për pyje, për kullotë). Tokat e kishës (e teqesë). Kullimi i tokës. Pjelloria e tokës. Punojmë (lërojnë, mbjellin) tokën. Hapën tokë të re. Pasurohet (varfërohet) toka. Lejohet shitja (blerja) e tokës.
6. Sipërfaqe e pakufizuar; pjesë e sipërfaqesrruzullit tonë ashtu siç është. Tokë e zhveshur (e veshur). Tokapanjohura (të pafundme).
7. gjeol. Shtresë gjeologjike me ndërtimveçantë nën ndikimin e faktorëve kimikë, biologjikë etj. Tokë ranore (argjilore, gëlqerore). Tokë e kripur. Përbërësit e tokës. Shkenca mbi tokën gjeologjia.
8. lart. Vend, shtet; atdhe. Toka arbërore. O toka ime! Toka mëmë mëmëdheu. Toka e etërve (e të parëve) tanë atdheu. E duam tokën tonë.
9. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtalidhendisa emërvende. Toka e Franc Jozefit Toka e Re.
Sin.: tokë, dhe, botë, rruzull, sipërfaqe, terë, stere, shesh, truall, territor, terren, pronë; arë, fushë, vend, shtet, atdhe.
Sa *bari i tokës. Kur të bashkohet (të puqet) *qielli me tokën iron. U rrafsh me *tokën (dikush a diçka). E bëri rrafsh me *tokën (diçka). E bëriputhë tokën (dikush) e mundi, e mposhti, e rrëzoi përdhe dikë; e bërihajë bar. S’i bie fjalatokë (dikujt) nuk thotë asnjë fjalë pa vend dhe e dëgjojnëgjithëbindur, e di se ç’flet, nuk flet kot; është i pjekur e i matur; është i zgjuar. Bie me këmbëtokë (dikush) nisnjohë jetën e vërtetë a rrethanat, në të cilat punon e vepron; nuk rron më me ëndrra, nuk fluturon kotkot; e kuptonmirë jetën, i sheh gjërat ashtu siç janë; bëhet realist. Ra për toke (dikush) u pikëllua, e vuajti shumë diçka. I digjet (i ndizet) toka (trualli) nën këmbë (dikujt). 1. E presin kudo me luftëashpër, gjen qëndresëfortë; nuk e lënëqetë a që të zërë vend; iu vendi zjarr. 2. Nuk i rrihet në një vend, rri si mbi prush; iu vendi zjarr. I dridhet (i rrëshqet) toka (trualli) nën këmbë (dikujt). 1. Gjen qëndresëfortë dhe nuk po e mban dot të pushtuar një vend; nuk është i sigurt e i plotfuqishëm, po i lëkundet pushteti i vet. 2. Mezi mbahet, shkon drejt rënies e drejt shkatërrimit. Fiton tokë (truall) (diçka) forcohet ndikimi a zgjerohet veprimi i diçkaje; përhapet, shtrihethapësirë; fiton terren libr.; kund. humb tokë. Për *gaz të tokës (të dynjasë). M’u hap toka (nën këmbë) rashë në një gjendjevështirë e s’di ku të futem nga turpi; u lemerisa. Humb tokë (diçka) dobësohet ndikimi a ngushtohet veprimi i diçkaje; kufizohethapësirë; rrëgjohet a humb diçka e fituar; humb terren libr.; kund. fiton tokë. (Janë) si *qielli me tokën. S’e ka toka (dikë) shih nuk e ka shokun (dikush). Sa të ketë *qiell e tokë (e dhe). *Kripa e tokës. S’e lë të bjerëtokë (*përdhe) (dikë a diçka). *Marrja e tokës përçm. S’më mban toka (dheu). 1. shih s’më mban vendi1. 2. v. III (diçka). Nuk durohet, nuk mundpranohet kurrsesi (një veprim i ulët, një sjellje shumë e keqe etj.); s’e mban qielli. S’e prek tokën (dikush). 1. I duket vetja se kushedi ç’është, mbahet me të madh; nuk përmbahet, fluturon; e mban hundën përpjetë. 2. Nuk ka lidhje me njerëzit, nuk e njeh jetën e gjallë; nuk është realist. Puth tokën (truallin) (dikush). 1. Është kërrusur shumë, i ka dalë kurrizi, është palosurdysh (nga pleqëria a nga një sëmundje). 2. Përulet me nderim përpara dikujt; biegjunjë para dikujt a para diçkaje; i përlëkuret a i lëpihet dikujt. 3. Bie i vdekur përtokë. As në *qiell e as në tokë (as në dhe). (Sikur) *qielli me tokënpuqen! Rritokë! iron. jo more!; ejavete! (kur dikush thotë diçka shumëçuditshme e të pabesueshme); ulu ca!2; ulu (poshtë) se të panë! Shket (rrëshqet) në tokëthatë (dikush) nuk është shumë i zoti dhe e pëson keq edhekushtemira; nuk di të mbahet si duhet a të shfrytëzojë rrethanat e favorshme. Me *shpinëtokë (përdhe). (Taktikë, politikë) e tokësdjegur libr. shkatërrim i plotë i çdo gjëje, që lë prapa një ushtri pushtuese ose një grup shoqëror në një vend. Tokë (fushë) djerrë diçka e panjohur a e pastudiuar fare; diçka e paprekur a e pashfrytëzuar fare. I vari *hundëttokë (dikush) keq.

ZGJUAR

ZGJÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk e ka zënë ende gjumi; që i ka dalë gjumi; që nuk fle; kund. i fjetur. - Ende i zgjuar ti? Je për punë nesër.

2. fig. Që është i hollë e i shkathët nga mendja, që i kap gjërat shpejt, i mençur, që e ka mendjen me okë, me një barrë mend; kund. budalla. Njeri (djalë) i zgjuar. Vajzë (grua) e zgjuar. Shakaxhi i zgjuar. Hiqej si i zgjuar. Ai ishte më plaku e më i zgjuari i katundit. - Sa e zgjuar që më qenke! Është e zgjuar ajo, ta rrëmben fjalën nga goja. Një çupë e zgjuar dhe e bukur.

3. fig. bëhet me mençuri, që është menduar hollë, i mençur. Politikë e zgjuar. Taktikë e zgjuar. Veprim i zgjuar.

4. bot. sapo ka nisurmbijë, që sapo ka filluarngallojë. Syth i zgjuar. Farë e zgjuar.

5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit. Të zgjuarit janë bashkëbotë, kursefjeturit janë veç. (fj. u.).

Sin.: i shpërgjumur, i mençur, mendar, i mprehtë, mendjemprehtë, truhollë, mendjehollë, mendjelartë, veshtar.

ÇRRETHUES

ÇRRETHÚES,~E mb. Që e prish apo e heq rrethimin, që nuk e rrethon më; kund. rrethues. Taktikë çrrethuese. Plani çrrethues i terreneve sportive.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.