Fjalori

Rezultate në përkufizime për “taksapagues”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKCIZANT

AKCIZÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fin. Ai që paguam akcizën (mbitaksën); taksapagues. Akcizanti pagoi detyrimin.

HARAÇPAGUES

HARAÇPAGÚES,~E mb., hist. Që i paguante haraç një shteti tjetër, kur mundej prej tij a kur pranonte t'i nënshtrohej atij. Vend (shtet) haraçpagues.
Sin.: taksapagues, tagrapagues, tatimpagues.

TAGRAPAGUES

TAGRAPAGÚES,~I m. sh. ~, ~IT hist. Ai që paguante tagra (taksa ose tatime), ai që shlyente tagrat; taksapagues. Tagrapagues i madh. Rëndonin mbi tagrapaguesit.

TAKSAPAGUES

TAKSAPAGÚES,~I m. sh. ~, ~IT ek. Ai që paguan taksa. Rëndonkurriz të taksapaguesve. Mbi shpatullat (mbi supet) e taksapaguesve. Taksapagues i rregullt.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.