Fjalori

Rezultate në përkufizime për “take”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LUNDËR

LÚND/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihetlëvizje me lopata ose me shtagë, barkë e ngushtë dhe e gjatë; anije e vogël me fundsheshtë, që vihetlëvizje me lopata ose me vela. Lundër peshkatarësh (peshkimi). Shtaga e lundrës. Hipilundër.
2. Trap drurishërben për të kaluar lumin.
3. tek. Pjesë e makinës shirëse, që ka trajtën e një govate.
Sin.: barkë, kaike, sandall, katanike, sul, sule, fajkore, take, trap.
U lundër mospërf. u deh sa mezi qëndronkëmbë, u tapë, u bërryl. S'bëhet lundra me dru marene fj. u. shih te MAREN/Ë,~A.

SHAJKË

SHÁJK/Ë,~AIV f. sh. ~A, ~AT Një lloj lundre për të zënë peshk, barkë, sule. Doli me shajkë për peshk. Shajka i fuste ujë. I vendosi rrjetat brendashajkë.
Sin.: barkë, sule, take, fajkore.

TAKE

TÁK/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shpullë, pëllëmbë. Ia dha (hoqi) një take faqeve.
2. fig. Tërheqje veshi (vëmendjeje), qortim. I dhe një take. E hëngri një take.
Sin.: shpullë, dackë, pëllëmbë, qortim.

TAKE

TÁK/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET Armë gjahu me tytësharruar (të shkurtuar). E qëlloi me take.

TAKE-FINC

TAKE-FÍNC ndajf. Përdoretlojën cicmic, kur njëri nga lojtarët bën cicmic, kur hap (çel) e mbyll me një gur; cicmic; çelembyll. Ia bëri take-finc.
Sin.: cicmic; çelembyll.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.