Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tagjit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TAGJIT

TAGJÍT (TAGJÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap tagji një kafshe; e ushqej me tagji. Tagjit kalin (qetë, mushkën). Tagjit dashin se do ta bëjë pastërma.
2. fig., bised., shak. Ushqej mirë dikë, i japhajë mirë. E ka tagjitur mirë djalin se e ka të vetëm.
3. keq. I jap mitë, i jap ryshfet, korruptoj, blej (dikë), e mitos, ia mbyll gojën me para.
Sin.: ushqej, mitos, korruptoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.