Fjalori

Rezultate në përkufizime për “taft”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DUHMË

DÚHM/Ë,~A f. 1. Erë e keqe a e rëndë që të shpon hundët dhe të zë frymën. Duhma e rakisë. Duhma e frymës (e gojës). Duhmë plehu. Duhma e gjakut. Duhma e moçalit.
2. Vrulli i erës.
3. Ufëm. Ka duhmë.
Sin.: grahmë, tahmë, afsh, aht, taft, erë, duhi, duhamë, zagushi.

TAFT

TAFT,~II m., vjet., bised. 1. Erë e rëndë a aromë e qelbur, kutërbim, grahmë. Tafti i kërmës. Tafti i mykut (i plehut, i djersës).
2. Valë e nxehtë ose e ftohtë ajri, zjarri; afsh. Taft i ngrohtë (i nxehtë) (përzhitës). Ngrohettaftzjarrit. Të pret tafti thëllimi, tartakuti. E zuri tafti i qymyrit.
Sin.: duhmë, kundërmim, kutërbim, grahmë, afsh, tëtëlicë, thëllim.

TAFT
TAFTIS

TAFTÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Dalldis dikë (zakonisht falë bukurisë trupore, ojnave, zgjuarsisë, etj.), i marr mendtë, e bëj si të marrë, e lë gojëhapur; pataks, mahnit (dikë), taftoj. Bukuroshjavallëzonte, taftisi krejt sallën.
2. jokal. Dalldis pas dikujt, a pas diçkaje, mbetem pa mend, mahnitem. Taftisi djali pas asaj çupe.
3. Hipëntaft (në fron).
Sin.: dalldis, marros, pataks, mahnit, taftoj, dalldisem, marrosem, pataksem, mahnitem.

TAFTOJ

TAFT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. Habit dikë, e trondit; pataks, taftis. Këngëtarja taftoi të gjithë shikuesit me zërin e saj. Valltarët taftuan krejtpranishmitsallë.
Sin.: taftis, habit, trondit, pataks.

TAHMË

TÁHM/Ë,~A f. Duhmë, grahmë, kutërbim, taft.

TAMË

TÁM/Ë,~AIV f. sh. ~A, ~AT Erë e keqe që ka një gjellë, një ushqim etj.; taft, grahmë, kutërbim. Ka tamë kjo gjellë, është zhezhitur.
Sin.: amëz, taft, grahmë, kutërbim.

TYFTAJË

TYFTÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Kundërmim. Tyftaja e luleve. Lëshon tyftajëkeqe.
Sin.: kundërmim, kutërbim, taft.

TËRMOSJE

TËRMÓSJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Aromë e keqe, erë e qelbur, kutërbim, taft. Tërmosja e djersës. Tërmosja e kufomës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.