Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BATALIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. usht. Njësi ushtarake e regjimentit që ka disa kompani; hist. tabor. Batalion këmbësorie. Batalion sulmues. Batalion rezervë. Batalion partizan. Shtabi i batalionit. Komandanti i batalionit. Intendent batalioni. More batalionin, shkove në kufi, / Kapiten i vogël, trim, o trim! (folk.).
2. hist. Njësi e tillë vullnetarësh në aksione etj. Batalioni i punës. Batalioni i rinisë.
TABÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Njësi ushtarake me një mijë veta në ushtrinë osmane, e ndarë në katër kompani, e cila udhëhiqej nga bimbashi; batalion. Taborë kalorësish. Tabor këmbësorie. Luftuan me trimëri kundër taborëve.
2. fig., bised. Shumicë e madhe njerëzish; mizëri, mori. Taborë burrash. Vinin me taborë. Kishte një tabor (me) fëmijë për të ushqyer.
✱Sin.: batalion, mori, mizëri, tagmë, shumicë.
ÇADËRMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mban çadrën për dikë. Tek e sheh që zbret pa çadërmbajtës. Vijnë me një tabor çadërmbajtësish.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë