Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TABIÁT,~I m. sh. ~E, ~ET vjet., bised. 1. Doke, zakon. Tabiat i fisëm. Tabiatet e mira zbukurojë njeriun. E ka bërë tabiat e ka bërë zakon. Fshat e zanat, derë e tabiat. (fj. u.) njerëz të vendeve a të familjeve të ndryshme kanë zakone të ndryshme.
2. Ves, huq. Tabiat i keq.
✱Sin.: zakon, natyrë, veti, ves, huq.
VES,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Zakon i keq që ka një njeri; prirje drejt diçkaje të keqe, të dëmshme e të pamoralshme, dhënia pas diçkaje të keqe; tipar i keq në karakterin e një njeriu pa edukatë; huq; kund. virtyt. Ka një ves. Ves i keq. Ka marrë disa vese. Iu bë ves. Njeri (fëmijë) me vese. Vesi i pijes (i vjedhjes, i të gënjyerit). Ishte dhënë pas veseve. I ka hequr veset. Përtacia është nëna e veseve. (fj. u.).
2. E metë fizike, gjymtim a cen i trupit të njeriut a i një organi të tij etj. Ves i fshehtë. Ka një ves në zemër. Është me vese.
✱Sin.: mani, ilet, tabiat.
ZAKÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mënyrë veprimi, sjelljeje etj., që është ndjekur e është përsëritur vazhdimisht nga dikush; shprehi e fituar nga përsëritja e vijueshme e një veprimi, e cila ruhet për një kohë të gjatë. Zakon i mirë (i keq, i dëmshëm). Sipas zakonit si zakonisht. E ka (e bëri) zakon. E preu (e hoqi) atë zakon. I është bërë zakon. Ujku qimen e ndërron, po zakonin s’e harron. (fj. u.). Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zakonë. (fj. u.).
2. Rregull a normë në mënyrën e jetesës (në sjelljen, në veshjen, në marrëdhëniet shoqërore etj.), që është vendosur historikisht e zbatohet si ligj i pashkruar nga një popull, nga një fis, nga një shtresë shoqërore etj. dhe që trashëgohet brez pas brezi; vet. sh. doke. Zakone të reja (përparimtare). Zakone të vjetra (të lashta, të motmotshme). Zakone fisnore (patriarkale, kanunore). Zakonet e vendit. Zakonet e dasmës (e lindjes, e vdekjes). Burrë (plak) zakoni burrë (plak) që ndjek zakonet e vjetra. Forca e zakonit. Doke e zakone. Thyen (shkel, prish, zhduk) zakonet. Si e do (si është) zakoni. Nuk e kanë zakon. Fshat i ri, zakon i rri. (fj. u.). Katundi digjet, zakoni s’prishet. (fj. u.). Ndryshku i vjetër dhe zakoni i vjetër nuk hiqen kollaj. (fj. u.).
3. hist. Kanun. Sipas zakonit.
✱Sin.: huq, ves, rreshk, cen, adet, tabiat, doke, rit, kanun.
ZANÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mjeshtëria që ushtron dikush përditë, duke punuar zakonisht me dorë a me vegla të thjeshta, duke pasur shprehi e aftësi të posaçme, të fituara duke mësuar nga të tjerët e nga përvoja e vet; zeje; mjeshtëri, profesion. Zanat i lehtë (i rëndë). Zanati i babait. Është mjeshtër në zanat. Ka zanat. Hyri në zanat. Zgjodhi (mësoi) një zanat të mirë. E vuri (e futi) djalin në zanat. Ndërroi zanatin. Ia dha (ia mësoi) zanatin. U bë me zanat. Është i zanatit është mjeshtër i mirë. Di tre-katër zanate. Ka njëzet vjet në zanat. Zanati nuk vdes. (fj. u.). Sa ka zanati, një torbë me hallate. (fj. u.). Zanati nuk të lë pa bukë. (fj. u.). Mos mëso mjeshtrin, po merri zanatin. (fj. u.). Me ç'mjeshtër do të bjerë, atë zanat do të nxjerrë. (fj. u.). Zanati të hap derën, puna të rrit vlerën. (fj. u.). Njeri me shumë zanate është prishja e shtëpisë. (fj. u.). Ustai ustain e njeh në zanat. (fj. u.). Duhet ta kesh zanat, pa të vishesh hoxhë në fshat. (fj. u.).
2. bised. Ajo që e ka zakonisht për detyrë ta bëjë një njeri, detyra e zakonshme e dikujt. E ka për zanat. Ajo punë është zanati i tij. E bën sa për zanat.
3. Zakon, shprehi a ves që është fituar me kohë. Po atë zanat. S'është zanat. Ky zanat ka qenë dhe më parë. Nuk i ka lënë zanatet e mëparshme. Zuri zanatin e vjetër (e dikurshëm). Ka zanatin e ujkut (dikush) grabit, zhvat. Fshat e zanat, derë (shtëpi) e tabiat. (fj. u.). Ujku plak nuk e harron zanatin. (fj. u.).
✱Sin.: zeje, zejtari, mjeshtëri, profesion, specialitet, artizanat, ustallëk, zakon, shprehi, huq, ves.
♦ *Fshat e zanat. E ka zanat (dikush) keq. ashtu i është bërë shprehi, e përsërit vazhdimisht atë që bën; nuk ndryshon. Sa ka zanati! edhe iron. është puna e atij që e di, ka gjëra që i njeh vetëm ai që merret me to, janë punë që s’mund t’i dinë të gjithë; duhet ta njohësh mirë diçka që ta bësh ashtu siç duhet. E ka zanatin *të ngopur (dikush). Lë zanatin e zë zurnanë (dikush) përçm. lë një punë të rëndësishme e më të mirë dhe zë një punë pa rëndësi e pa shumë dobi; lë dasmën dhe shkon për shkarpa. Ia mori zanatin (diçkaje) e di mirë se si bëhet diçka, e njeh mirë, e ka përvetësuar; ia mori dorën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë