Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tërshërishtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TËRSHËRORE

TËRSHËRÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Tërshërishtë.

TËRSHËRË

TËRSHËR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (Lat. Avena sativa) 1. Bimë e ngjashme me grurin, me kërcellhollë, të drejtë e të gjatë rreth një metër, me farambledhura tufë, të veshura e me dy hala ose në trajtë dhëmbëzash, që përdoren kryesisht si ushqim për kuajt dhe shpendët. Tërshëra e bardhë (tërshëra pranverore). Tërshëra e kuqe (tërshëra dimërore). Tërshërë e verdhë. Kashtë tërshëre. Miell tërshëre. Bukë tërshëre. Tërshëra është tagji shumë e mirë për kalin. Arë me tërshëre tërshërishtë. Ndryshku i tërshërës (bujq.) sëmundjeprek kërcellin dhe gjethet e tërshërës. Bloza e tërshërës (bujq.) sëmundjeprek tërshërën; pjesët e prekura mbushen me pluhur të zi; urth, tymth.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje tërshërash. Tërshërë e egër (lat. Avena fatua) bar i keq njëvjeçar i ngjashëm me tërshërën, që dëmton rëndëlashtat. Tërshërë e zbehtë (bot.) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcellhollë deri një metërlartë, me zhardhokshkurtër, me gjethegjera e me lulembledhura si fshesë, që bën disa kallinjvegjël.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.