Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tërrfatem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TËRRFAT

TËRRFÁT vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Shfryn hundët (kali, dhia, cjapi etj.); turfullon, shkrofëtin, sfytyrin. Kali tërrfati me të ndierë të zotin.
2. fig., bised., tall. Shpreh pakënaqësi duke sharë, duke murmuritur, turfulloj. Po ai ç’ka që tërrfat ashtu? Kur s’të vjen përshtat, nis e tërrfat. (fj. u.).
Sin.: shfryn, turfullon, tërrfatem, shkrofëtin, sfytyrin, shaj, murmuris, shfrej.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.