Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TRULLÓSJ/E,~A f. 1. Humbje pjesërisht e vetëdijes; marrje mendsh nga ndonjë goditje në kokë, nga alkooli a nga ndonjë rrotullim i fortë. Trullosje nga vapa (nga rakia). Trullosje nga rruga plot kthesa.
2. Hutim, turbullim (i mendjes), shastisje, qorrollisje. Trullosje e lehtë. E ka nga trullosja.
✱Sin.: trallisje, turbullim, shushatje, shastisje, marrakotje, tërmekje, hutlim, hutim, habitje, trallisje, turbullim, çakërdisje, marramenth, nanurisje, marramendje, kalamendje.
TËRMÉKJ/E,~A f. 1. Rrotullim në ajër derisa të merren mendtë. Tërmekja e vizhës.
2. Turbullim, marrje mendsh, marramenth, të tërmekur. Tërmekje nga makina.
3. Inatosje, zemërim. Tërmekje e humbësit në lojë.
4. Tërhuzje, trembje. Tërmekja e kalit.
✱Sin.: rrotullim, turbullim, marramendje, marramenth, inatosje, zemërim, tërhuzje, trembje.
TËRMÉKUR,~IT (të) as. Tërmekje. Volli prej të tërmekurit. I dhimbtë koka prej të tërmekurit. Të tërmekurit nga pija (nga makina, nga deti).
✱Sin.: rrotullim, turbullim, marramendje, marramenth, inatosje, zemërim, tërhuzje, trembje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë