Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tërmasinë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TËRMAHE

TËRMÁH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Përpjetë. Po ngjitej nëpër një tërmahe.
2. fig. Provë e vështirë; punë e rëndë; vështirësi. E ka një termahe përpara. Po e kaloi edhe atë tërmahe, ia hodhi.
Sin.: përpjetë, e përpjetë, terma, tërmasinë, tërmale, tërmalinë, vështirësi.

TËRMALE

TËRMÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. E përpjetë, tërma, tërmasinë. Ngjiti tërmalen. Tërmalja ka edhe teposhtën. (fj. u.). Kur jetërmale, të mbjell daci arën; kur je në teposhte, të ha miu farën. (fj. u.).
2. Tërmahe2.
Sin.: përpjetë, e përpjetë, terma, tërmasinë, tërmalinë.

TËRMALINË

TËRMALÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përpjetë, e përpjetë. Ngjiste një tërmalinë. U lodhën asaj tërmaline.
Sin.: përpjetë, e përpjetë, terma, tërmasinë, tërmale, tërmahe.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.