Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tërfurk”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

JADEC

JADÉC,~I m. sh. ~A, ~AT krahin. Asht i hollë i kraharoritshpendëve, që ka dy rremba si tërfurk; parmëz.

NABAD

NABÁD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Tërfurk i gjatë, i trashë e i fortë, me dy rremba, që përdoret për të ngarkuar duajt e drithitqerre.

NABOJË

NABÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Tërfurk i drunjtë me dy rremba, që përdoret për të hedhur duajt e gruritkamare ose në makinën shirëse.

NAVALLNIÇE

NAVALLNÍÇ/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET Një tërfurk bar, aq bar sa mundmerret me një tërfurk.

SFURK

SFUR/K,~KUI m. sh. ~QE, ~QET 1. Vegël bujqësore prej druri a prej hekuri, me dy deri katër dhëmbëgjatë dhe me bisht druri, që përdoret për të mbledhur a për të ngritur barin, ferrat, plehun etj. Sfurk druri. Punonte me sfurk me tre dhëmbë. Ngarkojnë barin me sfurqe. E ngriti me sfurk. I nguli sfurkun. Mori një sfurk bar.
2. krahin. Pirun.
Sin.: tërfurk, tredhëmbësh, trikul, ferrok, grremç, furkë.

THERÇ

THÉRÇ,~I m. sh. ~A, ~AT Tërfurk druri me tre a katër rremba.

TËRFURK

TËRFÚR/K, ~KU m. sh. ~Q, ~QIT Sfurk, zakonisht prej druri, që përdoret për të mbledhur bar a ferra; sfurk, trikul. Dhëmbët (rrembat) e tërfurkut. Tërfurk ferrash sfurk me dy rremba. Tërfurk sane sfurk me tre a katër rremba. Fjala e besa si tërfurku e kmesa. (fj. u.)mbahen gjithnjë, të mos ndahen, ashtu si bujku i mirëmban gjithnjë sfurkun dhe kmesën. Mos u bëj gjithnjë grabujë, bëhu nganjëherë edhe tërfurk. (fj. u.) mos mendo gjithnjëmarrësh, por edhejapësh nganjëherë.
Sin.: sfurk, trikul.

TËRFURKIM

TËRFURKÍM,~I m. Mbledhje e diçkaje me tërfurk, grumbullim i barit, i ferrave etj. me tërfurk. Tërfurkimi i sanës. Tërfurkimi i ferrave. Kush do të merret me tërfurkimin e jonxhës? Merruni me tërfurkimin e kashtës.

TËRFURKOHET

TËRFURK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Mblidhet me tërfurk. U tërfurkua jonxha? Janë tërfurkuar ferrat?
2. pës. e TËRFURKÓJ.

TËRFURKOJ

TËRFURK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbledh me tërfurk. Tërfurko jonxhën (barin, kashtën) se ia dha shiu. Tërfurkoj sanën për mullar. Tërfurkoi ferrat dhe i dogji.

TËRFURKUAR
TËRFURKUAR

TËRFURKÚAR,~IT (të) as.mbledhurit e diçkaje me tërfurk, të grumbulluarit e barit (e kashtës, e ferrave etj.) me sfurk. tërfurkuarit e jonxhës për mullar.

ÇOKS

ÇOKS,~I m. sh. ~A, ~AT Tërfurk prej hekuri për plehun me dy dhëmbë; çokth. Mbështeti çoksin në mullar.
Sin.: tërfurk, sfurk, çokth.

ÇOKTH

ÇOKTH,~I m. sh. ~A, ~AT Tërfurk me dhëmbëkthyer; çoks.
Sin.: tërfurk, sfurk, çoks.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.