Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tërësi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AEROFLOTË

AEROFLÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT av. 1. Flotë ajrore; tërësia e avionëve të një shteti ose të një force ajrore ushtarake. Aeroflota shqiptare. Aeroflota detare.
2. Tërësi avionësh që i përkasin një vendi ose një kompanie ajrore. Aeroflota e një kompanie private.

AGLOMERAT
AGLOMERIM

AGLOMERÍM,~I m., spec. 1. Veprimi kur aglomeroj ose kur aglomerohet.
2. Grumbullim ose përqendrim i elementevecaktuara ose i diçkaje tjetër për të krijuar një masë a një tërësivetme kompakte në një hapësirëcaktuar; kokërrzim, aglomerat. Procesi i aglomerimit. Aglomerimi i mineralitbakrit. Makina e aglomerimit.
3. urb. Përqendrim i madh i popullatës, në një zonëveçantë, si në qytetemëdha; bashkim i qyteteve në një zonëmadhe banuese ose urbane. Aglomerim i qytetit. Aglomerim i kanalizimeve. Projekti evropian i aglomerimit.
4. kim. Grumbullim i grimcavevogla në një masë më të madhe. Aglomerim i mineraleve.
5. soc. Përqendrim i veprimtarivendryshme ekonomike ose i industrive në një zonëcaktuar. Aglomerimi urban. Ndikimi i migrimit në aglomerimin demografik.
Sin.: kokërrzim, aglomerat, aglomeracion, popullim, popullzim, tejpopullim, përqendrim.

AGLOMEROJ
AGLOMERUAR

AGLOMERÚAR (i, e) mb. 1. është aglomeruar; që është grumbulluar në një masë a në një tërësivetme kompakte.
2. ind.është ngjeshur e ngurtësuar. Qymyr i aglomeruar.
3. urb.është populluar a që është banuar ngjeshur. Lagje të aglomeruara.
Sin.: i kokërrzuar, i grumbulluar, i ngjeshur, i populluar.

AGLUTINIM

AGLUTINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur aglutinoj ose kur aglutinohet diçka me një tjetër.
2. Ngjitje a bashkim i elementeve (i grimcave) të veçanta në një tërësivetme, duke ruajtur mëvetësinë e tyre, përngjitje.
3. kim. Procesi i bashkimitgrimcave koloidale për të formuar struktura më të mëdha. Dukuria e aglutinimit.
4. mjek., biol. Ngjitje ose bashkimgrupe i qelizave (i eritrociteve, i baktereve etj.) të shpërndara në një lëng; ngjitje ose përngjitje e pjesëve anësore të plagëve; ngjitje (shërim) i plagëve me ndihmën e lëngut që ribashkon pjesët e ndara. Aglutinimi i gjakut. Aglutinimi i eritrociteve. Aglutinim i baktereve. Aglutinimi i ftohtë ftohje e gjakut, kur zvogëlohet numri i eritrociteve dhe rritet vëllimi i qelizave.
5. gjuh. Përngjitje, ndajngjitje e elementeve fjalëformuese me rrënjën e fjalës; mënyrë e formimitfjalëve dheformave gramatikore me ndihmën e ndajshtesave (parashtesave, prapashtesave etj.); procesi i bashkimit të morfemave (njësivevogla gjuhësore) pa ndryshuar formën e tyre. Aglutinimi si proces gramatikor. Aglutinimi i fjalëve.

AGLUTINOJ

AGLUTIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ngjis, përngjit a bashkoj elementendryshme në një tërësivetme.
2. mjek., biol. Bashkoj ose ngjit qeliza a grimcavogla përmes vepruesve kimikë ose imunologjikë, si antitrupat, zakonishtlaboratorë, për të identifikuar praninë e agjentëve patogjenë ose për të testuar grupin e gjakut.
3. gjuh. Përngjit.

AGREGAT

AGREGÁT,~E mb. përbëhet nga disa pjesë ose nga njësibashkuara në një tërësi (tek., mek.); që ka të bëjë me përbërjen e një materiali nga grimcavogla ose nga elementendryshme (gjeol., ndërt.); që lidhet me procesin e bashkimitgrimcave ose të substancave në një tërësi më të madhe (kim., fiz.). Njësia agregate e motorit. Materiale agregate. Gjendja agregate e materies. Gjendja agregate e ujit (e gazrave etj.). Kërkesat agregate. Oferta agregate. Variabla agregate.

AGREGAT

AGREGÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bashkim i elementevendryshme në një tërë; tërësi e pjesëve përbërëse diçkaje, të lidhura ngushtë ndërmjet tyre dheplotësojnë njëra-tjetrën. Agregat kimik grup molekulash që qëndrojnë bashkë përmes lidhjevedobëta.
2. tek. Tërësi makinashndryshmekrijojnë një sistempërbashkët funksional, zakonisht për shndërrimin e një formeenergjisëtjetrën; grup veglash të një makine, që kryejnëbashku një proces pune. Agregat elektrik (me naftë). Agregate makinerie. Agregat bujqësor. Agregat petëzimi (çimentimi). Agregat ftohës. Agregatet e kombajnës. Punëtori i agregatit. Agregate ndriçuese. Agregat rryme (gjenerator). Agregat për beton.
3. min. Bashkim i mineralevendryshme në një shkëmbvetëm. Agregatet minerare. Agregatet shkëmbore. Agregate kristalike. Agregat i vogël. Agregat i madh.
4. bujq. Lëmsh i vogël a kokrrizë dheu, që krijohet nga bashkimi i grimcaveveçanta dhe që nuk prishet në ujë. Agregat dheu.
5. inxh. Përzierje materialesh të grimcuara (zhavorr, rërë, gurëthyer) që përdoren për të bërë beton. Agregat guri. Sasia agregatit për përgatitjen e betonit. Llojet e agregateve. Vetitë fizike-mekanike të agregatit të gurit.
6. stat. Tërësidhënashndryshmeshfaqen në një përmbledhjepërbashkët për analizë. Analiza statistike e agregateve.
7. ek. Tërësi ndryshorësh ekonomikë, financiarë etj. si kërkesë. Agregatet ekonomike. Agregatet monetare.
8. soc. Grup individësh ose elementesh që krijojnë një tërësi; bashkësi njerëzish që nuk formojnë një grupstrukturuar, por që ndajnë një hapësirë ose qëllimpërbashkët. Agregat shoqëror.
9. gjuh. Bashkësi fjalëshlidhen në një kontekst. Agregat fjalësh. Agregat formash leksikore (morfologjike).

AGROMELIORIM

AGROMELIORÍM,~I m. sh. ~E, ~ET mek., bujq. 1. Veprimi kur agromelioroj.
2. Tërësi masash e veprimesh agroteknike që ndërmerren për përmirësimin e veçorive fizike, kimike dhe biologjiketokës për të siguruar kushtet e favorshme për rritjen dhe për zhvillimin e bimëve të kultivuara si dhe për arritjen e rendimenteve të qëndrueshmeprodhimin bujqësor; meliorim agroteknik. Agromeliorimi i sipërfaqeve bujqësore. Koha e agromeliorimit. Mekanizmat e agromeliorimit. Përgatitja e tokës për agromeliorim.

AGRORREGULLORE

AGRORREGULLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bujq. Tërësi rregullash dhe udhëzimesh për të mbikëqyrur dhe për të rregulluar praktikat bujqësore dhe agrikulturën; rregullore agroteknike. U miratua agrorregullorja. Agrorregullorja për drithërat dhe perimet. Njoh (zbatoj) agrorregulloren.

AGROSTOLOGJI

AGROSTOLOGJÍ,~A f. 1. Degë e botanikësstudion llojet e bimëvefamiljesbarishtevembijnë e rritenlivadhe e vendetjera dhe shërbejnë si ushqim për kafshët.
2. Tërësi e bimëverriten vetëara, fusha, livadhe, lëndina etj. Studioj agrostologjinë. Lënda e agrostologjisë. Inxhinier i agrostologjisë.

AMALGAMIM

AMALGAMÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur amalgamoj ose kur amalgamohen dy a më shumë lëndë, ide etj.
2. kim. Përzierje e metaleve me zhivën. Procesi i amalgamimit. Amalgamim metalesh (materialesh).
3. fig., Përzierje e gjërave në një tërësivetme. Amalgamim racash. Amalgamim gjuhësh. Amalgamim i bashkësive shoqërore. Amalgamimi i politikave sociale. Amalgamim kimik. U një amalgamim idesh e dëshirash. Amalgamim i njëmendësisë me fantazinë.
Sin.: lidhje, përzierje, bashkim, shkrirje, ngjizje, amalgamë.

AMALGAMOJ
AMALGAMUAR

AMALGAMÚAR (i, e) mb. 1. kim. I bërë amalgamë, që është përzier me metalet e tjera.
2. fig. I bashkuar në një tërësi.
Sin.: i lidhur, i bashkuar, i përzier, i shkrirë, i ngjizur

AMBIENTALIZËM

AMBIENTALÍZ/ËM,~MI m., libr. 1. Teori shkencore sipascilës mjedisi ka më tepër rëndësi sesa trashëgimia si faktor i zhvillimit intelektual. Historia e ambientalizmit. Parimet e ambientalizmit. Ithtarët e ambientalizmit. Ambientalizmi kontekstual.
2. Lëvizje që ka në qendër mbrojtjen e ambientit natyror, luftën kundër ndotjes dhe ruajtjen e ekosistemeve. Valë e re e ambientalizmit. Çështja e diskutuar dje ishte ambientalizmi. Ambientalizmi ndikon në politikëbërjen.
3. Mendësi dhe veprimtarisynon mbrojtjen e natyrës dhe nxit përdorimin e qëndrueshëmburimeve natyrore, si dhe ndërgjegjësimin publik mbi çështjet mjedisore. Mbrojtja e ambientit qëllim i ambientalizmit. Masa të nxitura në shkolla nga ambientalizmi. Java e ndërgjegjësimit për ambientalizmin.
4. Tërësi veprimtarish që kanë qëllim kryesor mbrojtjen e mjedisit nga faktorët dëmtues dhe rrezikues. Shkolla organizoi javën e ambientalizmit. Ambientalizmi si mënyrë e jetës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.