Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tëmotje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJVAR

AJVÁR,~I m. Hajvar, lloj salce me specakuqpjekur e të zier, që përgatitet si zahire, tëmotje.

HESË

HÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Haje; zahire. Hesa e vitit. Hesa e bagëtive (e kafshëve). Gatit (bëj) hesat.
Sin.: zahire, ushqim, haje, tëmotje, rezervë.

REZERVË

REZÉRV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sasi ushqimesh, mallrash, lëndësh ose mjetesh, që vihet mënjanë për ta përdorur kur të dalë nevoja. Rezerva ushqimore. Rezerva monetare. Rezerva dimërore. Rezervë e paprekshme. Rezerva shtetërore. Rezervat e miellit (e drithërave, e prodhimit, e letrës, e municioneve, e arit). Krijimi (shtimi, pakësimi) i rezervës. Grumbulloj rezerva. Mbaj (përdor) rezervat. U mbarua rezerva.
2. Sasi e madhe lëndëshpara ose burimesh nëntokësoreende nuk janë shfrytëzuar. Rezerva natyrore. Rezerva ujore. Rezerva gjeologjike. Rezerva mineralesh.
3. përmb., usht. Pjesë e qytetarëve, që zakonisht e kanë bërë shërbimin ushtarak dhevazhdojnë përgatitjen për periudhashkurtra ose që thirren nën armërast nevoje. Ushtar (oficer) i rezervës. Thirrja e rezervës. Stërvitja e rezervës. Dolirezervë.
4. usht. Trupa ushtarakearmëvendryshme, që mbahen mënjanë nën urdhrat e komandës për t’i hedhurluftimçastet vendimtare ose për të sprapsur goditjet e befasishmearmikut. Rezerva e përgjithshme. Rezerva e artilerisë. Trupat (repartet) e rezervës. Hedhsulm rezervën.
5. sport. Lojtarëpërgatiten dhe përdoren për të zëvendësuar lojtarët e skuadrës kryesorerast nevoje. Stoli i rezervave. Rri rezervë. Futlojë rezervat.
6. Mundësi e brendshme, që nuk është shfrytëzuar plotësisht dhepërbën një burimrëndësishëm për përmirësimin e mëtejshëm të një pune a të një veprimtarie. Rezervat e brendshme. Rezerva materiale (njerëzore). Zbulimi i rezervave. Shfrytëzimi i të gjitha rezervave. Ka rezerva. Planifikoj pa rezerva.
7. fig. Mendim ose qëndrim, i cili përmban një vërejtje a një dyshim për dikë a për diçka; ngurrim për ta miratuar ose për ta pranuar diçka plotësisht. Shfaq rezerva. Mbaj (kam) rezerva. Pranoj (them, flas) me rezervë. Pa rezerva plotësisht, tërësisht, pa kushte, pa asnjë kundërshtim.
Sin.: tëmotje, zahire.

TËMOTJE
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.