Fjalori

Rezultate në përkufizime për “syzohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLAFAQOHEM

BALLAFAQÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vihem ballë për ballë me një tjetër për të nxjerrësheshvërtetën rreth pohimeve të bëra, bëj ballafaqimin me dikë; drejt. dal para hetuesisë e merrempyetje para një të pandehuri a një dëshmitari për të gjetur kundërshtimetpohimet dhe për të zbuluarvërtetën; syzohem, ndërsynohem. Jam gatiballafaqohem. U ballafaquan para trupit gjykues. Ballafaquan të pandehurin me dëshmitarët. Ballafaqohen dy vetë.
2. vetv. Vihem ballë për ballë me një tjetër për t'u krahasuar me të dhe për të përfituar nga përvoja e tij a për t'i dhënë përvojën time. Do të ballafaqohemi me më të mirëtvreshtari.
3. vetv. I vihem ballë për ballë dikujt si kundërshtar, i qëndroj kundër dikujt a diçkaje. Jemi ballafaquar shumë herë me armiqtë.
4. vetv. Ndodhem përballë vështirësish, pengesash etj. dhe përpiqem t’i kapërcej. U ballafaquan me motin e keq. Ballafaqohemi me vështirësitë. Mundballafaqohemi me ndonjë qëndrimashpër.
5. pës. e BALLAFAQÓJ3.
Sin.: krahasohem, përqasem, përballem, përballohem, përplasem, syzohem, syndërsohem, ndërsynohem.

NDESHEM

NDÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Takohem me dikë që më del përpara rastësisht, hasem. U ndesh rrugës me të. U ndeshëm ballë për ballë. U ndeshëmtren.
2. vet. v. III Del, shfaqet diçka në një punë, në një fushë, në një libër etj., haset, takohet. Ndeshen gabime (të meta). Ndeshen gjatë punës. Ndeshet dendur (rrallë, kudo).
3. Përplasem me dikë a me diçka që më zë rrugën. U ndeshën dy vetura (anije). U ndeshën kokëkokë. U ndesh në një gur (në një shkëmb, në një trung). Vështirësitë me të cilat ndeshemi sot.
4. fig. del përpara diçkaduhet kapërcyer; përballem. Ndeshet me realitetin. U ndeshën me vështirësi (me çështjendërlikuara). Ndeshemi me shfaqjehuaja. Zbatimi i këtij ligji është ndeshur me një sërë pengesash.
5. Biepërleshje; hyjluftë me dikë; përleshem. U ndeshën me armikun. U ndeshënfushën e betejës. U ndeshën dy ushtri. U ndesh ballë për ballë me bishën.
6. sport. Matem me një kundërshtar në një lojë sportive, bëj një lojë me një tjetër. Ndeshen dy skuadrat më të mira. Ndeshemifutboll (në basketboll). U ndeshënfushë asnjanëse.
7. fig. Hyjkundërshtim me dikë, hahem me fjalë, kapem; biekundërshtim për diçka me një tjetër. U ndeshën midis tyre. U ndeshën interesat (pikëpamjet). U ndeshën dy rryma.
Sin.: takohem, shkëmbehem, ndërsynohem, stërditem, takoj, shoh, syzohem, përballem, zates, zatetem, ndesh, del, shfaqet, haset, has, gjej, gjendem, përleshem, përplasem, përpiqem, rrokem, sharapiqem, shukem, cakërrohem, mbrijohem, bucem, luftoj, dyluftoj, matem, garoj, shemëroj, goditem, fytafytem, luaj, hahem, kapem, grindem, zihem.

SYZIM

SYZIM,~I m. sh. ~E,~ET Veprimi kur syzoj a syzohem. Syzimi duhet për të sqaruar situatat.

SYZOHEM

SYZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Takohem me dikërrugë a gjetkë, takohem me dikë ballë për ballë. U syzova me të në rrugë.
2. Ballafaqohem me dikë. Po syzohem me ty se e ndiejnevojshme.
Sin.: ndeshem, krahasohem, përqasem, kundërvihem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.