Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PINGUÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Alcides, Spheniscus) Shpend uji kryesisht i viseve të Antarktikut, me trup të madh e me bisht të shkurtër, me këmbë si pëllëmbë e me krahë të pazhvilluar, që nuk fluturon, por zhytet në ujë e noton mirë. Ecën si pinguin ecën duke i hedhur këmbët anash e duke u tundur. Pinguini i verdhë.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pinguinësh: Pinguini i Antarktikut (lat. Pygoscelis Antarctica). Pinguini blu (lat. Eudyptula minor). Pinguini çufrak (lat. Eudyptes crestatus). Pinguini i Galapagosit (lat. Spheniscus mendiculus). Pinguini mbretëror (lat. Aptenodytes patagonicus, Eudyptes schlegeli). Pinguini perandor (lat. Aplenodytes forsteri). Pinguini syverdhë (lat. Megadyptes antipodes).
3. fig. Njeri i shkurtër, i ngjeshur e me hundë të gjatë.
VETULLABRÁSH,~E mb. Që i ka vetullat të verdha me të bardhë. Djalë vetullabrash. Syverdhë e vetullabrash. Vajzë vetullabrashe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë