Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INTERNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur internoj ose kur internohem. Internimi i të burgosurve.
2. Dënim sipas të cilit i dënuari është i detyruar të qëndrojë në një vend të caktuar (në një fshat, qytet, krahinë etj.) për një kohë pa pasur të drejtë të largohet që andej. I dënuar me internim. U kthye nga internimi.
✱Sin.: syrgjyn, syrgjynosje, mërgim.
SYRGJÝN,~I m., bised. 1. Gjendja e njeriut, që dënohej duke e detyruar të jetonte në një vend të largët për një kohë të caktuar, pa pasur të drejtë të ikte prej andej; internim në një vend të largët. E dërguan syrgjyn. Erdhi nga syrgjyni.
2. Ai që ishte i dënuar me internim në një vend të largët. Syrgjynin nuk e njihnin. Syrgjyni u bë i simbol për ta.
3. fig. Ai që ishte i detyruar të rronte larg atdheut për të shpëtuar nga ndjekjet; i mërguar; gjendja e atij që rronte në këtë mënyrë. Syrgjyn në dhe të huaj. Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë