Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÁNK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Tryezë e gjatë zakonisht me syprinë pak më të ngushtë, në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit e studentët në shkollë etj. Banka e parë (e fundit). Bankë shkolle. Rresht bankash. Ulem në bankë. Dal nga banka. Vë mbi bankë.
2. Tryezë e posaçme prej druri a prej metali me pajisjet e nevojshme, ku kryhen punë të ndryshme me dru, me metal etj. Bankë zdrukthëtari. Bankë për punën me dru (për punën me metal). Banka e të akuzuarit (e të pandehurit) (drejt.) orendi e tillë përballë trupit gjykues për të akuzuarin gjatë procesit gjyqësor.
3. Stom1 Bankë kripe.
♦ Ulem (vihem, sillem) në bankën e të pandehurve (e të akuzuarve) drejt. dal në gjyq si i pandehur. E vë (e ul, e sjell) në bankën e të pandehurve (e të akuzuarve) (dikë). 1. drejt. E çoj në gjyq si të pandehur, e akuzoj dhe e nxjerr në gjyq. 2. I kërkoj dikujt të japë llogari për fajet që ka bërë ose për përgjegjësinë që ka në një vepër a në një veprimtari të dëmshme, e akuzoj për diçka. Në bankat e shkollës në kohën kur dikush vijon mësimet në shkollë, në vitet si nxënës a si student.
MELAMÍN/Ë,~A f. 1. kim. Përbërje kristalore e bardhë që prodhohet duke nxehur cianamidin dhe përdoret në prodhimin e plastikave, të veshjeve të papërshkrueshme nga uji, të ngjitësve, si shtesë në pleh për të rregulluar shpejtësinë e çlirimit të azotit, si një aditiv i paligjshëm dhe i dëmshëm në produktet ushqimore për të rritur sasinë e dukshme të proteinave të pranishme bazuar në analizat për azotin etj.
2. Plastikë që përdoret kryesisht në veshjet laminate. Tavolinë me syprinë melamine. Mobilie melamine.
OPÍNG/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Lloj këpucësh të thjeshta, të bëra me lëkurë gjedhi, të mbledhur anës e të lidhur me retra a me gjalma, që përdoreshin kryesisht nga fshatarët; lloj këpucësh të thjeshta prej gome ose me pjesën e sipërme prej lëkure të trashë dhe me pjesën e poshtme prej gome të fortë. Opinga të lopërta. Opinga të sheshta. Opinga lëkure (gome, llastiku). Opinga me retra. Opinga me xhufka lloj opingash pa gjalma, të bëra prej lëkure të cilësisë së mirë, me syprinë zakonisht të kuqe dhe me një xhufkë të zezë në majë për zbukurim. Një palë opinga. Qepi (lidhi) opingat. Maja e opingës i zuri në një send të fortë. Po ta zësh lepurin, merri opingat. (fj. u.). Qerozi as zë, as bujë, po s’e lë opinga në ujë. (fj. u.).
2. vjet., fig. Shtresa e varfër e njerëzve; popullsia e varfër, vegjëlia.
✱ Sin.: shollë, zhapë, rrethe, gjalmatore
♦ M’u bë *bajgë pas opinge bised. M’u bë *gur në opingë (dikush). Iu bë opingë (dikujt) i lutet e i nënshtrohet dikujt, i përlëkuret; i ngjitet për diçka; iu bë këpucë; iu bë lepitkë; iu bë baltë; iu bë bajgë bised. E bëri *gjalmë opingash (dikë) mospërf. Ia bëri veshët opingë (oputë) (dikujt) bised. shih ia bëri veshët sa të gomarit (dikujt). I ra *guri në opingë (në këpucë) (dikujt). I ranë opingat (dikujt) është shumë i lodhur, s’ka fuqi fare; s’e mbajnë këmbët; i dridhen këllqet; s’ka këllqe (për diçka); i ranë bateritë. Fut *gurë në opingë (në këpucë) (dikush). Ia futi (ia vuri) (të dyja) këmbët në një *këpucë (në një opingë) (dikujt). Me një *gjysmë opinge. Të heq *lakun e opingës (dikush). Të heq (të merr) opingat nga këmbët (dikush) është shumë i shkathët e të vjedh pa e ndier, ta merr diçka sy në sy, është hajdut i madh; është i prirur për të bërë të këqija; të heq (të vjedh) potkonjtë; të vjedh hundën midis (në mes të) syve; të vjedh vezët nën klloçkë. (Është) pa opinga në këmbë (dikush) është shumë i varfër, është fare i këputur, nuk ka gjë prej gjëje; s’ka ku ta kapë (ku ta zërë) qeni (dikë). Ia dha opingat (këpucët) në *dorë (dikujt). Të jep ujë me opingë (dikush) shih të çon në krua (në shtatë kroje) e s’të jep ujë (dikush). I la opingat (dikujt) iron. iku, u largua papritur a fshehtas prej dikujt; u zhduk e nuk e gjen dot më; i la hijen. Të më marrësh opingat! bised. po më kape a po më gjete, të më marrësh çdo gjë, të mos më lësh asgjë; s’më bën dot gjë, s’ke ç’të më bësh!. Mbathi opingat (dikush) tall. u bë gati për të ikur me ngut e me turp; ua mbathi (ua dha, ua theri) këmbëve. (E përlau) me gjithë opinga (dikë) e zhvati të tërin, pa i lënë asgjë fare. Nuk e ka vrarë (nuk e ka shtrënguar) opinga (*këpuca) (dikë).
SIPËRFÁQ/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ana e jashtme e një trupi, që e kufizon atë si diçka më vete. Sipërfaqe e rrafshët (e lëmuar, e ashpër). Sipërfaqja e Tokës ngrohej gjatë ditës nga drita e diellit. Sipërfaqja e lëkurës ishte mbuluar me bulëza uji. Sipërfaqja e tryezës ishte e lëmuar. Sipërfaqja e rrugës ndriçonte nën diellin e nxehtë.
2. Vija e sipërme e një mase uji. Sipërfaqja e detit (e liqenit) ishte e qetë. Nëndetësja doli mbi sipërfaqe të oqeanit. Peshqit u zhytën thellë nën sipërfaqen e detit. Anijet po lundronin mbi sipërfaqen e qetë të detit.
3. fig. Ana e jashtme, e dukshme e gjërave, që nuk zbulon thelbin e tyre. I shikon gjërat në sipërfaqe.
4. Shtrirja e diçkaje në hapësirë; hapësira brenda kufijve të një vendi, që matet me njësi katrore; hapësirë toke e zënë me diçka ose e caktuar për të bërë diçka mbi të, që matet zakonisht me metra katrorë, truall. Sipërfaqja e Shqipërisë. Sipërfaqe e zënë me perime. Sipërfaqja bujqësore që duhet të mbillnin. Sipërfaqet e mbjella të zonës. Pas shiut panë se kishte shumë sipërfaqe nën ujë. Sipërfaqja e arave të fermës. Sa e ka sipërfaqen? Vreshtat zënë gjysmën e sipërfaqes së punueshme.
5. Hapësirë për të banuar ose për një punë tjetër brenda një ndërtese. Sipërfaqja e banimit ishte e vogël. Ka sipërfaqe të mjaftueshme.
6. mat. Pjesë e një rrafshi të drejtë a të përkulur, e kufizuar në çdo anë nga një vijë e thyer ose e lakuar dhe që shprehet me njësi katrore si shumëzim i gjatësisë e i gjerësisë; syprinë. Sipërfaqja e katrorit (e trekëndëshit). Ka një sipërfaqe prej njëqind metrash katrorë.
✱Sin.: mbifaqe, syprinë, fytyrë, faqe, shpinë.
♦ Doli në sipërfaqe. 1. (diçka). U zbulua, u bë e dukshme, e shohin të gjithë; u bë e njohur, u bë e qartë; doli në shesh; doli në reliev libr.; doli mbi ujë. 2. (dikush). Shpëtoi nga një gjendje e vështirë dhe e rëndë; doli mbi ujë.
SYPRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Faqja e sipërme e diçkaje, pjesa që mbulon a vesh sipërfaqen e diçkaje; sipërfaqe. Syprina e çantës ishte e kuqe. Syprina e tryezës ishte e lëmuar. E vendosi mbi syprinë.
2. gjeom. Sipërfaqe e kufizuar dhe e treguar me një numër. Shikoje këtë syprinë.
3. Pjesa e sipërme e këpucës, faqe. Këpucë me syprinë lëkure. Punonte te qepjet e syprinës.
TRYÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Orendi prej druri, prej metali etj., zakonisht me këmbë, me sipërfaqe të rrafshët, mbi të cilën lëmë diçka, punojmë a hamë; tavolinë. Tryezë e gjatë (e rrumbullakët, katrore, e madhe, e vogël). Tryezë e lëvizshme. Tryezë druri (arre, lisi, mermeri). Tryezë buke. Tryezë pune (shkrimi). Tryezë operacioni. Tryezë vizatimi. Tryezë pingpongu. Tryezë me rrota. Mbulesa e tryezës. Sirtari i tryezës. Shkruan (punon) në tryezë. I vuri (i shtroi) në tryezë. E hoqi nga tryeza. Rrimë (ulemi) rreth tryezës. Tryezë e bukës. Fletë e tryezës. Syprinë e tryezës. Sipërfaqja e tryezës. Tryezë bixhozi. Tryeza e bilardos. Tryeza e bisedimeve. Tryezë hekurosjeje (e hekurit). Tryeza e kumarit. Tryeza e operacionit. Tryezë e palosshme. Tryeza e rrobaqepësit.
2. Ushqimet e sendet e tjera që vëmë në këtë orendi; njerëzit që rrinë rreth saj. Tryezë e pasur. Shtroi tryezën vuri në tryezë çdo gjë që duhet për të ngrënë. U ulën në tryezë u ulën për të ngrënë. U ngritën nga tryeza mbaruan së ngrëni. E ftoi në tryezë dikë e ftoi për të ngrënë. Ngriti tryezën pastroi tryezën pas të ngrënit. Tryeza e parë ia nisi këngës.
3. bised. Gosti për nder të dikujt ose me rastin e një ngjarjeje të shënuar. Shtroi një tryezë. Kishte një tryezë për fejesë.
4. fig. Mjedis i kufizuar ku zhvillohet një bisedë, ku kryhet një punë a veprimtari etj. Tryeza e bisedimeve. Tryeza e redaksisë. Tryeza e pazarllëqeve (keq.). Bisedimet në tryezën e rrumbullakët.
5. Tabelë ose renditje në të cilën disa lëndë paraqiten grafikisht ose metodikisht; përmbajtje e lëndës. Tryeza e lëndës në fillim (në fund të librit) renditja e temave mësimore dhe treguesi i faqes ku gjendet secila.
6. si mb. Që është i përshtatshëm për t’u ngrënë ose për t’u pirë gjatë drekës, darkës etj. Verë tryeze. Rrush tryezë.
✱Sin.: tavolinë, trapezë, trapezari, sofër, gosti, pasqyrë, përmbajtje, tabelë.
♦ Shtrohem (ulem) në një tryezë (me dikë) pranoj të bisedoj shtruar me dikë për një çështje të rëndësishme. Tryezë (tavolinë) e rrumbullakët libr. mbledhje ku marrin pjesë përfaqësues të palëve të ndryshme për të rrahur një çështje nga pozita të barabarta; diskutim që organizohet zakonisht në redaksinë e një gazete a të një reviste, në konferenca shkencore etj. për të rrahur një çështje me një grup njerëzish.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë