Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GUXIMPLÓTË mb., poet. Që është plot guxim; që shpreh guxim; i vendosur. Vështrim guximplotë.
✱Sin.: i guximshëm, petrit, sypetrit, sygacë, syshkëndijë, sypishë, sokol, syshqiponjë, shqiponjë, shpirtluan, zemërhekur, zemërluan, zemëror, luan, burrë.
VETULLASHIGJÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është me vetulla të holla dhe të gjata. Ajo vetullashigjeta. Sypishë e vetullashigjetë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullgajtan, vetullhequr, vetullfiskajë, vetullgjilpërë, vetullngjalë, vetullape.
VIGJILÚES,~E mb. Që rri syhapët e gati për të vepruar shpejt në rast të një rreziku, të një veprimtarie armiqësore etj., që vigjilon; që shpreh vigjilencë, syhapët, syçelët, sypafjetur. Rojë vigjiluese. Me sy vigjilues.
✱Sin.: syhapur, syhapët, syçelët, sypafjetur, sypishë, sykapsoll.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë