Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MENDJEZGJÚAR mb. Që rri me mendjen zgjuar, vigjilent, syhapët, sypafjetur; kund. mendjefjetur.
SYPAFJÉTUR mb. Që rri në gatishmëri të plotë për të vepruar në rast rreziku, për të zbuluar veprime të dëmshme e armiqësore etj.; që vigjilon, që tregon vigjilencë të madhe. Rojë sypafjetur. U punësua aty se ishte sypafjetur.
VIGJILÚES,~E mb. Që rri syhapët e gati për të vepruar shpejt në rast të një rreziku, të një veprimtarie armiqësore etj., që vigjilon; që shpreh vigjilencë, syhapët, syçelët, sypafjetur. Rojë vigjiluese. Me sy vigjilues.
✱Sin.: syhapur, syhapët, syçelët, sypafjetur, sypishë, sykapsoll.
VIGJILÚES,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që rri syhapët e gati për të vepruar shpejt në rast të një rreziku, të një veprimtarie armiqësore etj., ai që vigjilon; që shpreh vigjilencë, syhapët, syçelët, sypafjetur. Ai është vigjilues me sy shqiponje.
✱Sin.: syhapur, sypafjetur, syzgjuar.
VIGJILÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që rri syhapët e gati për të vepruar shpejt në rast të një rreziku, të një veprimtarie armiqësore etj., ajo që vigjilon; që shpreh vigjilencë, syhapët, syçelët, sypafjetur. Ajo është vigjiluese e mprehtë.
✱Sin.: syhapur, sypafjetur, syzgjuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë