Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASPIRÚAR (i e) mb. 1. mjek. Që është thithur, që është nxjerrë ose që është marrë përmes aspirimit (për sekrecione, lëngje trupore ose trupa të huaj që janë futur aksidentalisht në trup, sidomos në rrugët e frymëmarrjes). Gaz (lëndë) e aspiruar. Pacient i aspiruar. Foshnjë e aspiruar.
2. gjuh. Që prodhohet me një rrymë ajri gjatë shqiptimit, i frymëtuar. Tingull i aspiruar. Bashkëtingëllore e aspiruar.
✱Sin.: i dëshiruar, i synuar, i gjakuar, i mëtuar, i pretenduar, i thithur, i përthithur, i larguar, i mënjanuar, i hequr, i frymëtuar.
DËGJÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Bindja që tregon dikush kur një tjetër e urdhëron, i thotë një fjalë a një këshillë etj. Ka dëgjesë.
2. Proces këshillimi që ndihmon në përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, duke synuar të mblidhen mendime dhe sugjerime për përmirësimin e shërbimeve apo për diskutimin e strategjive dhe të projekteve të rëndësishme. Dëgjesë publike.
3. vjet. Dëgjim.
FUTURÍZ/ËM,~MI m., let., art. Lëvizje letrare e fillimit të shekullit XX në disa vende te Evropës si Itali, Rusi etj, e vetëshpallur si “arti i së ardhmes”, që u shkëput nga tradita për të pasqyruar jetën moderne dhe botën e teknikës, duke synuar krijimin “e stilit të ri” përmes mjeteve të shprehjes. Lindja e futurizmit. Tiparet e futurizmit.
HALVETÍ,~U m. sh. ~ÍNJ, ~ÍNJTË 1. Tarikat sufist; emërtim i një urdhri fetar mysliman hermetik, që e kërkon afrimin me Zotin përmes vetmisë, heshtjes dhe përqendrimit shpirtëror, duke synuar pastrimin e shpirtit dhe arritjen e ndriçimit të brendshëm. Halveti është një ndër urdhrat më të vjetër dhe më me ndikim të mistikës islame në Ballkan.
2. Pasuesi i këtij sekti (në vendet ku vepron); ndjekësit e rrugës shpirtërore. Sekti i halvetinjve. Halvetinjtë njiheshin për disiplinën e rreptë shpirtërore.
3. si mb. Sipas kuptimeve të emrit. Dervish halveti dervish që ndjek këtë traditë mistike. Teqe halveti teqe që i përket këtij urdhri.
HIPNOTERAPÍ,~A f. sh. ~, ~TË psik., mjek. Ndërhyrje që përdor hipnozën si metodë terapeutike për trajtimin e gjendjeve psikologjike, emocionale ose sjellore, duke synuar ndryshimin e modeleve të mendimit, ndjenjave apo sjelljes në një gjendje të thelluar përqendrimi dhe relaksimi. Përdorimi i hipnozës si mjet terapeutik.
OMBRÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Çadër dore që hapet e mbyllet dhe që shërben për t’u mbrojtur nga shiu a nga dielli; çadër. Ombrellë shiu (dielli). Hapi (mbylli) ombrellën.
2. fig. Mbrojtje, strehë. Është në ombrellën e të vëllait e mbron, e ruan, kujdeset i vëllai.
3.Tufë lulesh, bishtat e të cilave dalin nga i njëjti vend dhe zgjaten njëlloj; tërësia e degëve të disa pemëve, e cila ka trajtë të rrumbullakët; diçka që ka trajtën e çadrës. Ombrellë e thjeshtë (e përbërë). Ombrella e kërpudhës. Ombrella e pemëve (e pishave) kurora e pemëve. Ombrella e bombës atomike pjesa e sipërme e tymit të bombës atomike, që hapet si kërpudhë.
4. Mbrojtje kundër goditjeve që mund të vijnë nga lart. Ombrellë ajrore. Ombrellë atomike mbrojtje nga sulmet me armë bërthamore, të cilën gjoja ua sigurojnë superfuqitë vendeve të tjera që nuk i kanë këto armë, duke synuar t’i mbajnë të çarmatosura e të nënshtruara.
✱ Sin.: çadër, hijëz, mbrojtje, strehë.
♦ Iu bë ombrellë (dikujt) e mori në mbrojtje, e ruajti nga goditjet e të tjerëve; iu bë jorgan. (Është, rri) nën ombrellën (e dikujt) është nën mbrojtjen e dikujt; e ka marrë (e mban) nën sqetull (dikush).
►PLOTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Zihet, mbushet. Vendet e zbrazëta u plotësuan.
2. vetv. Arrij gjithçka kam dashur a synuar; kënaqem, përmbushem.
3. pës. e PLOTËSÓJ.
✱Sin.: mbushem, përmbushem, zihem, kryhet, realizohem, mbarohet, mbyllem, soset, sendërtohet, njëmendësohet, kënaqem.
PSIKOLOGJÍ,~A f. 1. Shkenca që merret me studimin e dukurive psikike të njeriut dhe me zbulimin e me përcaktimin e ligjeve të veprimtarisë psikike.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje degësh, fushash etj. të psikologjisë: Psikologjia analitike psikologjia e personalitetit. Psikologjia biologjike psikobiologjia. Psikologjia eksperimentale degë e psikologjisë që merret me shkaqet themelore të sjelljes, përmes kryerjes së eksperimenteve. Psikologjia e edukimit degë e psikologjisë që merret me hartimin e kurrikulave, të teksteve, me përzgjedhjen e metodave të mësimdhënies, me organizimin e klasës etj. Psikologjia fiziologjike psikofiziologjia. Psikologjia humane drejtim psikologjik që beson se njerëzit janë qenie unike e të pandashëm në grupe. Psikologjia inxhinierike fushë e psikologjisë që merret me përzgjedhjen e vendit të punës, me projektimin e pajisjeve, me mënyrën e kryerjes së punës etj. Psikologjia e këshillimit fushë e psikologjisë që merret me ndihmën e njerëzve me probleme emocionale, personale etj. Psikologjia klinike psikoterapia. Psikologjia e konsumit fushë e kërkimit psikologjik që merret me sjelljen e konsumatorit gjatë blerjes së një malli. Psikologjia konjitive psikologjia njohëse. Psikologjia krahasuese degë e psikologjisë që merret me krahasimin e sjelljes së kafshëve me njerëzit. Psikologjia ligjore degë e psikologjisë që studion probleme emocionale e të sjelljes së individit, që kanë të bëjë me ligjin dhe sistemin ligjor. Psikologjia kriminale (psikologji kriminologjike) nënfushë e kriminologjisë dhe psikologjisë së aplikuar që merret me studimin e pikëpamjeve, të mendimeve, të synimeve, të veprimeve dhe të reagimeve të kriminelëve dhe të dyshuarve. Psikologjia e mësimit psikologjia e edukimit. Psikologjia e mjedisit degë e psikologjisë që merret me studimin e ndikimit të mjedisit në sjelljen e njeriut. Psikologjia moshore psikologji e zhvillimit. Psikologjia organizative degë e psikologjisë së personalitetit që merret studimin e qëndrimit dhe të motivimit në punë të punësuarve. Psikologjia e personalitetit degë e psikologjisë që studion personalitetin dhe ndryshimin e tij tek individi, duke synuar të tregojë se njerëzit janë individualisht të ndryshëm për shkak të faktorëve psikologjikë. Psikologjia e sjelljes anormale fushë e psikologjisë që merret me diagnostikimin e trajtimin e sjelljes anormale te njerëzit. Psikologjia sociale degë e psikologjisë që merret me ndikimin e të tjerëve mbi mendimet, ndjenjat dhe mbi sjelljen e një individi. Psikologjia sportive degë e psikologjisë që merret me studimin dhe zbatimin e parimeve të psikologjisë në veprimtaritë sportive. Psikologjia e shëndetit fushë e psikologjisë që merret me ndikimet psikologjike në shëndetin e njeriut. Psikologjia e zbatuar psikologjia e aplikuar. Psikologjia e zhvillimit degë e psikologjisë që merret me studimin e rritjes fizike e mendore dhe të ndryshimeve sjellore te njeriu.
3. Lënda që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; teksti që përmban këto njohuri. Teksti i psikologjisë.
4. Tërësia e proceseve psikike që lidhen me një veprimtari të caktuar e me kushte të caktuara të jetesës së një njeriu a të një grupi njerëzish.
5. Tërësia e veçorive të botës shpirtërore të njeriut a të një grupi njerëzish, formimi shpirtëror. Psikologjia e shkrimtarit (e artistit, e shkencëtarit, e fëmijës, e plakut). Psikologjia e pronarit.
QÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur qit a qitet; nxjerrje e një të fshehte; zhveshje. Qitja e qepëve. Qitja e dufit.
2. Shkrehje me armë a me hark zakonisht në stërvitjet ushtarake, në luftim dhe në garat sportive; zhurma e shkrehjes. Qitje me armë. Armë gati për qitje. Bëj qitje. Dëgjoheshin qitjet. Qitje e saktë. Qitje kontrolli usht. Shesh qitjeje (usht.) hapësira që duhet të ketë përpara pozicioni i zjarrit, në të cilën mund të bëhet qitje pa pengesë dhe në një kënd sa më të gjerë majtas e djathtas.
3. Sporti për të qitur me përpikëri me armë ose me hark. Qitje sportive. Qitje me hark. Qitje me pistoletë. Qitje me pushkë. Sporti i qitjes. Teoria (rregullat) e qitjes. Tabelë qitjeje. Poligon qitjeje. Garat e qitjes.
✱Sin.: të qiturit, heqje, zhveshje, shkrehje, shkrepje, e shtënë.
♦ E ka bërë *tabelë qitjeje (dikë) Me qitje të largët duke synuar larg, duke pasur qëllime të largëta; duke rrahur diku larg e më pas do të duken qëllimet a pasojat.
SHESTÚAR (i, e) mb. Që është planifikuar më parë; që është vënë në plan, i ideuar, i planifikuar. Takim i shestuar më parë. Përmirësim i shestuar. I shestuar nga autoritetet. E shestuar në program.
✱Sin.: i ideuar, i skicuar, i vijëzuar, i përvijuar, i ravijëzuar, i planifikuar, i projektuar, i sendërgjuar, i synuar.
SPRÓV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vështirësi, fatkeqësi ose rrethana të tjera të rënda që i dalin përpara njeriut dhe që ai duhet t'i përballojë, duke treguar qëndresën e cilësitë e karakterit; provë jete. Sprovë e rëndë (e vështirë). Sprovat e jetës. Periudhë sprove. Kaloi një sprovë. I bëri ballë një sprove të rëndë.
2. Përvojë. Sprova e një njeriu të vuajtur.
3. Punim ose studim që trajton një çështje shkencore, shoqërore etj. me një vështrim të parë të përgjithshëm, pa synuar të japë zgjidhje të plotë përfundimtare. Sprovë paraprake. Sprovë e gramatikës krahasuese.
4. Provë. E mori për sprovë.
STAKANOVÍZËM,~MI m. Nismë që thekson arritjet e mëdha dhe prodhimin e tepërt në punë; tejkalimin e normave (dogmë që i referohej stilit të punës së Aleksej Stakanov, një minator sovjetik që vendosi një rekord në prodhimin e qymyrit në vitin 1935). Stakanovizmi ka shndërruar kulturën e punës në këtë ndërmarrje. Duke synuar arritje të larta, stakanovizmi ushtron një tension të shtuar mbi punonjësit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë