Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ASPIR/ÓHET jovep., ~ÚA (u) ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Dëshirohet, synohet, pretendohet. Aspirohet të realizojmë një investim. Aspirohet të arrijnë fitore.
2. mjek. Thithet, përthithet, nxirret lëng, gaz ose lëndë tjetër nga trupi i njeriut përmes një pajisjeje thithëse ose me aspirator, në situata të ndryshme mjekësore. Nga mushkëritë u aspirua ujë. Aspirohet një trup i huaj nga veshi i një fëmije.
✱Sin.: dëshirohet, synohet, pretendohet, thithet, përthithet, nxirret, hiqet.
DËSHIRÚAR (i, e) mb. 1. Që e duam, që na pëlqen, që e dëshirojmë; që dëshirohet a kërkohet sipas disa rrethanave, që synohet të arrihet; që u përgjigjet dëshirave e kërkesave të dikujt; i dëshirueshëm; i duhur; kund. i padëshiruar. Përfundimi i dëshiruar. Zgjidhja e dëshiruar. Shpejtësia e dëshiruar. Shiu kaq (aq) i dëshiruar.
2. Që e ka marrë malli për dikë, që digjet nga dëshira e madhe për diçka që i mungon ose për t'ia arritur një qëllimi; që është dëshiruar për dikë a për diçka; kund. i padëshiruar. Prindër të dëshiruar. I dëshiruar për fëmijë. Njerëz të dëshiruar për liri.
3. Që shpreh një dëshirë të zjarrtë, dëshirues. Sy të dëshiruar.
✱Sin.: i dëshirueshëm, i duhur, i përvëluar, i përgjëruar, i përmalluar, i malluar, dëshirues.
KOORDINÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të koordinohet me dike a me diçka tjetër; kund. i pakoordinueshëm. U kërkoi nxënësve që të jenë më të koordinueshëm për projektet. Pjesëtarët e ekipit të tij janë lehtësisht të koordinueshëm me njëri-tjetrin. Çdo gjë ishte e koordinueshme. Synohet që strategjitë të jenë të koordinueshme.
✱Sin.: i bashkërendueshëm, i harmonizueshëm.
MÁRZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Largësia midis tekstit dhe skajeve të faqes kompjuterike ose të letrës së printuar; ledhore. Dokumenti i kishte marzhet nga 1 centimetër në të katër anët.
2. Liri për të bërë diçka më shumë me qëllim që të arrihet suksesi në atë që synohet (për kohën, për hapësirën, për paratë etj.); mundësi, hapësirë, vend. Nuk mund t’i lejojë vetes as marzhin më të vogël të gabimit.
3. ek. Fitimi për një produkt ose një shërbim. Rënia e kostove do të përmirësojë marzhin e kompanisë. Marzh fitimi fitimi bruto i pjesëtuar me të ardhurat totale, i cili krijon një përqindje. Marzh interesi neto matje që krahason të ardhurat neto nga interesi që një firmë financiare gjeneron nga produktet e kredisë, si huat dhe hipotekat. Marzh bruto shumë që mbetet kur nga të ardhurat bruto zbritet kostoja e ndryshueshme (kostoja e lidhur drejtpërdrejt me çdo degë të prodhimit).
✱Sin.: mundësi, hapësirë, vend.
MASIVIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur masivizoj ose kur masivizohet diçka. Masivizimi i shkollës së lartë ka dobi për shoqërinë. Synohet masivizimi i shkencës (i letërsisë, i arteve).
2. Metodë që ka për qëllim të përhapë shkencën, artin etj. në masë të gjerë; puna që bëhet për këtë qëllim. Komisioni i masivizimit. Plani i masivizimit.
►PIKËSYN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Synohet.
SYNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur synoj a synohet diçka. Synimi im është fisnik. Punoi për të realizuar synimin.
2. keq., kryes. sh. Qëllimi i fshehtë a i hapur për të shtënë në dorë me çdo mjet një vend ose për të vendosur sundimin mbi të tjerët. Synimet e djallëzuara u morën vesh. Mos u përfshi në synime negative.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë