Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJELÁC,~II m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. (lat. Fulica) Shpend i egër me pendë të zeza, të kuqe e të bardha, që jeton buzë ujërave. Sqepi i gjelacit.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje gjelacësh. Gjelac symadh (lat. Burhinus oedicnemus) shpend shtatë llojesh i viseve të ngrohta dhe tropikale, me sy të mëdhenj të verdhë dhe me sqep të zi ose të verdhë, që gjuan natën kandrra dhe organizma të vegjël. Gjelac i vogël (lat. Calidris minuta; Erolia minuta) shpend uji shumë i vogël, me sqep të hollë, me pendë të murrme dhe me gjoks e bark të bardhmë. Gjelac bishtzi. Gjelac i madh. Gjelac i ujit. Gjelac i vogël. Gjelac laraman (lat. Arenaria interpres). Gjelaci i rërës (lat. Calidris alba). Gjelac pikalosh i artë (lat. Pluvialis squatarola) shpend ujor shtegtar me trup të mbuluar me pika të arta, që jeton në brigje dhe në laguna dhe ushqehet me organizma të vegjël në zonat e cekëta.
TÓN,~III m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Peshk i madh grabitqar deri në pesë metra i gjatë e me peshë deri në pesëqind kilogramë, me kurriz në ngjyrë blu të errët e me bark pulla-pulla, që rron në tufa zakonisht në detet e ngrohta. Rrjetë për ton. Gjuetia e tonit. Konserva toni. Ton i bardhë. Ton i kuq ton që rritet në Adriatik, në Jon, në Mesdhe dhe në Atlantikun e Veriut. Ton pendëgjatë. Toni i Mesdheut. Toni i Atlantikut. Ton vizak. Gjuetia e tonit.
2. Mish nga ky peshk. Konserva me ton. Skuqëm ton. Hëngrëm ton.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje tonësh. Toni symadh (lat. Thunnus obesus, Parathunnus obesus) lloj toni që rritet në ujërat tropikale dhe të vakëta.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë