Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLAÇ,~II m. sh. ~RA, ~RAT 1. vet. nj. Lëndë ndërtimi që bëhet duke përzier rërën me gëlqere të shuar e me ujë dhe që përdoret për të ngritur mure e për t’i suvatuar. Llaç me çimento. Llaç çimentoje. Llaç asfalti. Llaç për mur (për suvatim). Mur me (pa) llaç. Sita (kova) e llaçit. Bëj (gatuaj, përziej) llaçin. Shtroj llaçin. I hodhi llaç.
2. vet. sh. Lloje të ndryshme të kësaj lënde. Llaçra industrialë për muratura dhe suvatime.
3. vet. sh. Copëza të shumta nga ky material. Ai kthehej nga puna i ngalluar me llaçra e bojëra.
4. vet. nj. Baltë e hollë që krijohet kryesisht gjatë dimrit në rrugët e pashtruara; llucë, lloç. Udhë gjithë llaçi.
✱Sin.: lloç, horasan, qereç.
PASUVATÚAR (i, e) mb. Që nuk është i suvatuar; që nuk është suvatuar. Mure të pasuvatuara. Pallat i pasuvatuar. Banesë e pasuvatuar.
TAVÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesa e sipërme e suvatuar si muret ose e bërë prej dërrasash, përkundrejt dyshemesë; shtresa e sheshtë dhe e lëmuar poshtë trarëve mbajtës të çatisë; lëpozë, qiellzanë; kund. dysheme. Tavani dhe dyshemeja. Tavan i ulët (i lartë). I prek koka në tavan. Vari abazhurin në tavan. Tavan me dërrasa. Kërthiza e tavanit qendra, mesi i tij. Dhomë pa tavan. Tavan i varur. Ra tavani. Bëri (leu) tavanin. Tymi kishte nxirë tavanin. Arrin tavanin me dorë.
2. Pjesa e sipërme që mbulon diçka, mbulesa e diçkaje. Tavani i furrës (i shpellës, i kafazit, i zgjoit).
3. min. Shtresë dheu, shkëmbi etj., që gjendet mbi mineralin e dobishëm a mbi damarin e tij. Tavani i mineralit (i qymyrit). Drejtimi i tavanit. Tavani i gojës qiellza.
4. si mb. Që është më i larti; që nuk duhet kaluar (për një cak). Çmim tavan. Fluturim tavan fluturim më i lartë i avionëve, lartësia maksimale e fluturimit, e cila as nuk duhet të kalohet, as nuk mund të kalohet.
✱Sin.: lëpozë, qiellzanë.
♦ Më ra tavani (në kokë) nuk dija ku të futesha nga turpi, sikur më goditën me diçka në kokë; më ra çatia (në kokë); më ra shtëpia (në kokë). Hidhu (kërce) në tavan! shih hidhu (kërce) përpjetë! S’kam tavan mbi krye nuk kam shtëpi, jam pa banesë; s’kam mbrojtje nga askush; s’kam çati mbi kokë; s’kam ku të fut kokën. I zë koka në tavan (dikujt). 1. Është shumë i gjatë nga trupi dikush. 2. Është i rritur tashmë, nuk është më fëmijë dikush.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë