Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KÚNGU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. bot. (lat. Cucurbita maxima) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të gjatë e zvarritës, me gjethe të gjera sa një pëllëmbë dhe me lule të verdha, që lidh kokrra të mëdha e të tulta në trajtën e bostanit; kungullhaes. Mbjell kunguj. Byrek me kungull.
2. bot. Lloj i kësaj bime që bën kokrra të vogla dhe të gjata afërsisht sa trangulli; kungulleshkë. Mbolla kunguj në serra.
3. bot. Secila nga kokrrat me tul që bëjnë këto bimë. Byrek (lakror) me kungull. Fara kungulli. Pjek kungullin në furrë. Nuk mbahen dy kunguj nën sqetull (fj. u.) nuk mund të bëhen shumë punë përnjëherësh.
4. Kanë për ujë a për lëngje, e bërë nga guaska e trashë dhe e tharë e kokrrës së kësaj bime; susak. Mbush kungullin me ujë. Pi ujë nga kungulli.
5. Enë prej qelqi për lëngje, me bark të gjerë dhe me një vjegë, zakonisht e veshur me kashtë; shishe e tillë për verë a raki etj. Pi raki te kungulli.
6. fig., iron. Kokë; mendje.
7. edhe si mb., fig., shpërf. Njeri mendjetrashë; i papjekur ose budalla. Kungull pa fara njeri fare pa mend, shumë i trashë nga mendja.
8. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta nga kjo fushë. Kungull i egër lloj kungulli që bën fara të vogla dhe të zeza. Kungull ferracak stërkungull, kungullaç. Kungull ujës kungullujës.
✱Sin.: kungullhaes, kungulleshkë, susak, kungullujës, stërkungull, kungullaç, kokë, mendje, mendjetrashë, budalla.
♦ U bë kungulli e mori (e zuri) gardhin. 1. iron. Ende pa u rritur mirë dikush ose pa fituar përvojën e duhur, fillon të shesë mend, të mburret e të krekoset para të tjerëve. 2. keq. E kishte mik dikë, por ka filluar t’i bëjë keq (kur dy miq a shokë prishen e fillojnë të dëmtojnë njëri-tjetrin). U bë *lule kungulli (dikush). U dogj nga kungulli e i fryn kosit (dikush) e ka pësuar nga dikush a nga diçka dhe ka frikë nga dikush a nga diçka tjetër që nuk përbën rrezik. I ecën kungulli mbi *ujë (dikujt). *Farë kungulli. (Flet) *hudhër në kungull (dikush). Hyn kungull e del kastravec (dikush) tall. nuk mëson asgjë më shumë, mbetet njësoj i paditur, nuk bën asnjë përparim; hyn mish e del peshk. Kungull çairi tall. i trashë nga mendja, i papjekur. Kungull (trangull) pa fara tall. njeri pa mend në kokë, i trashë, budalla. Mban dy kunguj në një sqetull (dikush) shih mban dy shalqinj në një sqetull (dikush). Nuk i mbushet kungulli (dikujt) bised. shih nuk i mbushet koka (dikujt). Pi në një kungull (me dikë) keq. 1. Është njësoj me dikë, janë si njëri edhe tjetri. 2. E njeh mirë dikë, rri gjithnjë bashkë me të e s’i fshehin dot gjë njëri-tjetrit; ha në një çanak. Pjerdhin në një kungull përçm. vulg. shih janë të një çanaku përb. S’ia pret kungulli (dikujt) bised. shih s’ia pret koka (dikujt). Qesh kungulli lagjinë tall. shih qesh hunda buzën iron. I shpon kungulli fundin e kusisë (dikujt) është shumë i varfër; e ka hambarin dërrasë (dikush); i mbiu preshi në bark.
POÇ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Enë prej balte ose prej qelqi, me fund të rrumbullakët, me grykë të ngushtë, me bark të gjerë e zakonisht me një vegjë, që shërben për të mbajtur ujë, pije të ndryshme etj.; enë balte ose metali me një vegjë, që përdoret zakonisht për të zier gjellë, poçe. Poç vere (rakie, uthulle). Një poç me ujë. Poç për shkrirjen e argjendit.
2. Sasia e pijes, e ujit, e gjellës etj. që nxë një enë e tillë; poçe. I hedh një poç ujë. Na solli dy poçe verë.
3. Kokërr susaku, që në disa krahina, pasi i hiqeshin farat, përdorej për ujë, qumësht, dhallë etj.
4. bised. Llambë. Poç elektrik. Poç llambe. U dogj poçi.
5. Pajisje a diçka tjetër që ka një trajtë të fryrë, të rrumbullakët ose vezake. Poçi i derdhjes në furrë. Një poç me shtatë vrima. (gjëzë.) koka.
✱Sin.: shtambë, vegsh, vorbë, baltore, çini, kanë, brokë, kabash, susak, llambë.
♦ Si *miu në poç (në çark, në qyp). Është poç nga koka (nga mendja) (dikush) s’ia pret fare, s’gjykon mirë, s’ka aftësi të arsyetojë si duhet; është qyp nga koka (nga mendja); e ka kokën (kryet) bosh. Pjerdh në një poç (me dikë) vulg. shih është bythë e brekë (me dikë) vulg. S’ia pret poçi (dikujt) bised. shih s’ia pret koka (dikujt). Zien si poçi me fasule (dikush) flet me vete a është shumë i shqetësuar, për shkak se ka diçka që e mundon, por nuk e thotë hapur; vuan shumë përbrenda, mezi e mban veten; zien (vlon) përbrenda; zien në kazan.
SHÍSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë prej qelqi ose plastike, zakonisht e gjatë dhe me grykë të ngushtë, që shërben për të mbajtur lëngje. Shishe qelqi (plastike). Shishe e madhe (e vogël, e gjatë). Shishe dylitërshe. Shishe birre (vaji, qumështi). Shishe sterile. Shishe uji. Gryka (tapa) e shishes. Pi me shishe. Injeksion me shishe.
✱Sin.: bocë, faqore, pagur, kashtore, litroshe, qindare, qindëshe, palore, rogje, rogjezë, susak, kungulleshkë.
♦ Gjeti shishja *mbutojsën keq. I ka shishet pa *mbutojsa (dikush). Shtie (fut) *shejtanin (djallin) në shishe (dikush) shaka. *Xhind në shishe.
ÇÁRP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Susak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë