Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CÚRL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. Vegël muzikore popullore areofone si fyelli, me grykë të zgjeruar; surle. Melodi me curle. I bie curles. Shoqëroj me curle. Bëri një gosti të madhe me lodër e curle.
♦ I prish curlet (me dikë) zihem e i prish marrëdhëniet e mira me dikë, nuk shkoj mirë më me të; i pres urat.
CÝL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. muz. Vegël muzikore popullore si fyelli dhe me sqep (me pipëz). Cyle dyjare. I bie cyles. Me daulle e me cyle.
2. Kocka e kërcirit të këmbës, fyelli i këmbës. Cylja e këmbës. Thyej cylen.
3. Feçka e derrit.
✱Sin.: surle, zurna, fyell, feçkë.
♦ I bie cyles (dikush) tall. 1. Flet kot, nuk e dëgjon njeri ç’thotë; s’i ka mbetur asgjë dhe askush nuk ia var më. 2. Ka mbetur pa gjë fare; s’ka me çfarë të merret; i bie (i fryn) fyellit (kavallit); i fryn (i bie) gajdes; u bë fyell (dikush).
GÁJD/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. Vegël frymore popullore, e përbërë nga një kacek lëkure, që mbushet me frymë, dhe nga dy pipëza druri, prej të cilave e poshtmja ka disa vrima si fyelli. Kaceku i gajdes. Pipëza e gajdes. Valle (melodi) me gajde. Orkestrale me gajde. I fryn (i bie) gajdes.
✱Sin.: cingonë, curle, surle, zurna, kacek.
♦ E bëri gajde (dikë) e rrahu keq; e shqepi në dru,e bëri kopan; ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt); e bëri kacek; e bëri daulle. I fryn (i bie) gajdes (dikush) shih i bie (i fryn) fyellit (dikush).
ZURNÁ,~JA f. sh. ~, ~TË muz. Vegël muzikore me frymë, si fyelli, që zgjerohet nga fundi dhe që ka një pipëz të dyfishtë prej kallami e zakonisht tetë vrima; cyle, surle. I bie zurnasë. Tingujt melankolikë të zurnasë. Le të bien daullet, boritë e zurnatë! Ujku në derë të vathës dhe ti m’i bie zurnasë. (fj. u.). Ku më lënë zilet e mia, të dëgjoj zurnatë tuaja. (fj. u.).
♦ Lë *zanatin e zë zurnanë (dikush) përçm. Në mes të *daulles një zurna tall.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë