Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLÚRBËT (i, e) mb. 1. Që është i squllët; që ka llucë. Baltë (borë) e llurbët. Vend i llurbët.
2. Që është i turbulluar e me papastërti të ndryshme; që është i përzier me llum. Ujë (vaj) i llurbët. Uthull (verë) e llurbët.
3. Që është si qull i trashë (për ushqime të ndryshme); që është bërë si qull ngaqë është zier shumë (për gjellët). Ushqime të llurbëta. Gjellë e llurbët. Vezë e llurbët vezë surbull, e pazier mirë.
4. fig., mospërf. Që është shumë i shëndoshur e me mishra të varur. Plak i llurbët. Plakë e llurbët.
✱Sin.: i squllët, llurbës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë