Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BESÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). 1. vetv. I besoj dikujt dhe e lë veten në dorë të dikujt, i bie dikujt në besë.
2. njëvet. Kam ndjenjën e sigurisë se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet (përdoret zakonisht me mohim). Nuk më besohet se do të vijë.
3. njëvet. Mendohet se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet, kujtohet se..., parashikohet, pandehet se..., pritet se..., supozohet që... Besohej se ishte e vërtetë. Besohet se kjo shenjë e ka një domethënie. Ka gjëra të cilave s'u besohet.
4. pës. e BESÓJ3. Iu besua një detyrë. Më besohet një punë (një rol).
►HAMENDËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e HAMENDËSÓJ. Hamendësohet se qyteti është ndërtuar mbi rrënoja më të vjetra. Shkaku i ngjarjes hamendësohet, por ende nuk është vërtetuar.
✱Sin.: supozohet, hamendet, pandehet, nënkuptohet, paramendohet.
NGRÓHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Proces fizik i tejçimit të nxehtësisë me kontakt të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet përftimit të ajrit ose avullit të ngrohtë nga burimet përftuese të saj (djegie drush, energji elektrike, rrezatuese) te produktet ushqimore, që e marrin nxehtësinë, si uji, lyrat, proteinat, lëngjet, shurupet si edhe te nënproduktet e përpunimit të frutave e perimeve; veprimi kur ngroh diçka ose kur ngrohem; kund. ftohje. Sistemi i ngrohjes së serave. Ngrohja e dhomës (e zyrës). Ngrohja e motit (e kohës). Ngrohja e marrëdhënieve. Ngrohje globale rritja graduale e temperaturës së sipërfaqes së tokës, që supozohet të shkaktohet nga “efekti serë”, si edhe si rezultat i rritjes së çlirimit të gazrave nëpërmjet djegieve të karburanteve fosile, të tillë si gazi, nafta dhe qymyri.
2. Tërësia e pajisjeve, që shërbejnë për të ngrohur një vend a një mjedis. Ngrohje qendrore. Ngrohje elektrike. Ngrohje me dru (me qymyr). Sistem ngrohjeje.
✱Sin.: përavullim, thekje, nxehje, vakje, zbutje, ngrohës, zhegitje, afrim, inkurajim, miqësim.
►NËNKUPT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Merret vesh, kuptohet vetiu diçka që nuk është shprehur qartë dhe në mënyrë të hapur, vetëkuptohet. Lë të nënkuptohet.
2. pës. e NËNKUPTÓJ. Kjo nënkuptohet nga të gjithë.
✱Sin.: supozohet, parakuptohet.
OPSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Mundësi zgjedhjeje, alternativë ose e drejtë për të ushtruar një veprim. Këto janë opsionet tona. Shpreh disa opsione. Supozohet se ishte opsioni i tij i vetëm. Nuk kishin opsion tjetër. Këto janë opsionet tona për propozimin që na bëni. Jam i ngarkuar të shpreh disa opsione dhe qëndrime.
✱Sin.: mundësi, alternativë, variant.
►SUPOZÓ/HET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merret diçka si pikënisje, duke e quajtur si të vërtetë për të provuar një hipotezë. Foto që supozohet se tregojnë realitetin. Vendet që supozohet të jenë hapësira të sigurta. Ato supozohet të kenë në dorë jetën e pacientëve.
2. pës. e SUPOZÓJ. Zgjidhja u supozua në disa variante.
✱Sin.: hamendësohet, parakuptohet, nënkuptohet, besohet, pandehet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë