Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARKIDUKÁT,~I m. sh. ~E, ~ET hist. Njësi administrative e drejtuar nga një arkidukë, që përfaqësonte një njësi të rëndësishme politike e administrative dhe që ishte simbol i pushtetit dhe i prestigjit të familjeve aristokrate sunduese. Territori i arkidukatit. Autoriteti absolut në arkidukat ishte i arkidukës.
ESTETÍK/Ë,~A f. 1. filoz. Shkenca që studion të bukurën në art, në natyrë dhe në jetën shoqërore; parimet e krijimtarisë artistike e të receptimit të saj. Estetika moderne. Estetika e Rilindjes. Në dritën e estetikës receptive. Estetika mitologjike. Estetika sunduese.
2. Pikëpamjet që ka një krijues i veprave artistike a një dijetar për artin. Estetika e Naim Frashërit. Estetika e Kadaresë. Estetika migjeniane.
3. bised. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë. Kemi estetikë. Estetika e dramës. Profesoresha e estetikës.
4. libr. Ana artistike e diçkaje, bukuri, hijeshi. Estetika e punës. Estetika e veshjes. Estetika e mirë e vijave të drejta. Estetika e fjalës së shkruar.
5. Disiplinë dhe praktikë e kozmetikës dhe e përkujdesjes për trupin e njeriut. Estetika e trupit. Estetika e thonjve.
✱Sin.: bukuri, hijeshi, nur, hirësi.
FEUDÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pronar i madh tokash në feudalizëm; pjesëtar e përfaqësues i klasës sunduese në feudalizëm; çifligar. Feudal i madh. Pronat e feudalëve.
✱Sin.: çifligar, kështjellar.
HEGJEMONÍST/E,~JA m. sh. ~E, ~ET Sunduese që ka prirje dhe përpiqet të ketë prirje për të ushtruar epërsi mbi klasat ose mbi shtetet e tjera; që lufton për hegjemonizëm; që ka të bëjë me hegjemonizmin.
✱Sin.: sundimtare, mbisunduese, zotëruese, mbizotëruese, shfrytëzuese, shtypëse.
IDEOLOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË Sistem idesh, pikëpamjesh politike, filozofike, juridike, estetike, morale e fetare, që shprehin interesat, qëndrimin e kërkesat e një klase, të një grupi shoqëror, të një partie, të një sistemi politiko-shoqëror etj., dhe që pasqyrojnë marrëdhëniet ekonomike; botëkuptim. Ideologji revolucionare. Ideologjia mesjetare (fetare). Ideologji sunduese. Në fushën e ideologjisë.
✱Sin.: filozofi, botëkuptim.
ORTODOKSÍ,~A f., fet. 1. Fe e krishterë, e përhapur kryesisht në disa vende të Evropës Lindore e Juglindore, që lindi dhe u bë fe sunduese në Perandorinë Bizantine pas shek. IV, përballë katolicizmit të përhapur kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore. Ndjekës (pasues, përkrahës) i ortodoksisë. Rrënjët e ortodoksisë.
2. përmb. Tërësia e ortodoksëve, ortodoksët. U mblodh gjithë ortodoksia.
PAFÉ (i, e) mb. 1. Që nuk beson në fe, që nuk pranon asnjë fe. Njeri i pafe.
2. hist. Që hiqte dorë nga feja sunduese dhe që për këtë ndiqej nga përfaqësuesit e saj, heretik. E shpalli të pafe. I ndiqnin si të pafe.
3. fig. bised., vjet. I pabesë. Njeri i pafe.
✱Sin.: i pabesim, afetar, heretik, i pabesë.
SKLLAVOPRONÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Përfaqësuesi i klasës sunduese në sistemin shoqëror që mbështetej në shfrytëzimin e punës së skllevërve; ai që zotëronte skllevër, pronar skllevërish. Skllavopronarët romakë (grekë). Skllavopronarët e shteteve jugore të Amerikës. Shteti i lashtë i skllavopronarëve. Ndarja e parë e madhe në klasa, në skllavopronarë dhe në skllevër. Skllavopronarët e kohërave moderne.
SKLLAVOPRONÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Përfaqësuese e klasës sunduese në sistemin shoqëror që mbështetej në shfrytëzimin e punës së skllevërve; ajo që zotëronte skllevër, pronare skllevërish. Roma ishte skllavopronare e madhe në antikitet. Skllavopronarja e re po sillej mirë me skllevërit e sapoardhur.
SUNDIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka pushtetin e plotë në një vend. E kishte vetëshpallur veten sundimtare. Sundimtaret që lanë gjurmë në histori.
✱Sin.: mbretëreshë, despote, sunduese, tirane, shtypëse, shfrytëzuese.
SUNDÚES,~E mb. 1. Që është në pushtet në një vend; që ka fuqinë në dorë. Klasat sunduese. Pjesë e elitave sunduese. Njerëz të sunduar e asnjëherë sundues.
2. Mbizotërues. Ideologjia sunduese e kohës. Romani pasqyron me ironi ligjërimin sundues.
3. Që ngrihet më lart se gjërat e tjera përreth, që ndodhet në një vend nga i cili duket hapësira përreth. Zuri një vend sundues mbi territorin. Kishin marrë pozicion në një pikë sunduese.
✱Sin.: sundimtar, mbisundues, shfrytëzues, shtypës.
SUNDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që sundon në një vend të pushtuar e të nënshtruar. Sunduese autoritare. E kishte vetëshpallur veten sunduese.
2. Ajo që nënshtron diçka dhe e shfrytëzon për nevojat e qëllimet e veta. Sunduesja e ujërave.
✱Sin.: sundimtare, mbizotëruese, mbisunduese, shfrytëzuese, shtypëse.
TERRÓR,~I m. Dhunë e egër e një regjimi, e një organizate ndaj popullsisë a ndaj kundërshtarëve, për t’i frikësuar, për t’i nënshtruar a për t’i asgjësuar; shtypje e pamëshirshme; terrorizëm, tirani. Terrori fashist (nazist). Valë terrori. Regjim terrori. Sundim i terrorit. Sundon me terror. Terror i zi dhunë e skajshme, sundim me dorë të hekurt. Diktatorët sundojnë duke ushtruar terror të zi. Terrori i bardhë dhunë e ushtruar nga klasat sunduese për të mbrojtur privilegjet ose për t’i marrë ato.
✱Sin.: dhunë, terrorizëm, tirani.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë