Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sundoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BASHKËSUNDOJ

BASHKËSUND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., jokal. Mbaj pushtetin njëkohësisht me një tjetër, sundojbashku me një tjetër. Bashkësundonte me të vëllanë.

FEUDALIZOJ

FEUDALIZ/ÓJ vep. ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Krijoj institucione apo rendin feudal në një vend. Feudalizoi disa prona.
2. Sundoj (një vend) me metoda feudale. Feudalizon shtetin.

HYQMOJ

HYQM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR vjet., kal. Sundoj, qeveris.

MBISUNDOJ

MBISUND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Sundoj, mbitjerët, shquhemshumë, dominoj. tablo mbisundonte ngjyra e kaltër. Jetojmë në një qytet ku mbisundon mirëkuptimi. Në sallë mbisundonte euforia (frika, pasiguria). E reja mbisundon mbivjetrën.
2. kal. Mbizotëroj. Muzika që e ka mbisunduar zemrën. Fama e ka mbisunduar patriotizmin.

MBIZOTËROJ

MBIZOTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. vendin kryesor, kam epërsi mbitjerët, zotëroj mbi gjithëtjerët (për dikë). Ai dëshironmbizotërojë në çdo situatë. disa rrethe mbizotërojnë moshat e vjetra për shkak të emigracionit.
2. jokal. dhe kal., vet. v. III Është gjëja kryesoredallohet, bie në pah më shumë se pjesa tjetër, zotëron çdo gjë përreth, shquhet, sundon, mbisundon (për diçka). Qyteza mbizotëron gjithë vendin. Një tërësinë e veglave muzikore mbizotëronin daullet. Teknologjia po mbizotëron çdo aspektjetës. Në veshjen e saj mbizotëron thjeshtësia dhe eleganca. Kudo mbizotëron bardhësia e dëborës. Mbizotëronte një qetësi e madhe.
3. kal. E bëj zap, e vë nën kontroll dikë ose diçka, sundoj. Po mundohet t’i mbizotërojë instinktet. Mëshira ka mbizotëruar zemërimin e tij.

MBRETËROJ

MBRETËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Ushtroj pushtetin si mbret, si perandor ose si princ; jam mbret, sundoj në një mbretëri (për mbretërit). Mbretëroi për një kohëshkurtër (të gjatë).
2. fig. Sundoj mbi dikë si një mbret, sillem si mbret. Ai nuk qeveriste, por mbretëronte.
3. fig., vet. v. III Zotëron, sundon. Mbretëron heshtja (qetësia). Mbretëron liria (gëzimi, hareja). Mbretëronte shthurja (vuajtja, varfëria, padija).

MONOPOLIZOJ
NËNKËMB

NËNKË́MB vep., ~A, ~UR kal. Mund (kundërshtarin), vë nën këmbë, sundoj mbi të. Mos lejoni t’ju nënkëmbë askush!

VASALIZOJ

VASALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Nënshtroj, mbaj a vë nën pushtetin a sundimin tim një shtet a dikë; e bëj që të varet plotësisht nga unë dheveprojë ashtu siç dua unë, të më përulet, të më nënshtrohet; sundoj. Perandoritë vasalizonin vendet e vogla dhevarfra.
Sin.: nënshtroj, zaptoj, robëroj, skllavëroj, gjunjëzoj.

ZOTËROJ

ZOTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Jam zot a pronar i diçkaje; e kamdorë dikë a diçka; kam. Zotëronte tokën. Zotëron mjeteshumta (të fuqishme).
2. fig., kal. E kamdorë dhe mund ta bëj si dua; kam fuqiplotë mbi diçka; përmbaj; mposht. Nuk i zotëronte dot këmbët. Di ta zotërojë veten si në çastehidhura, edheçaste të gëzuara. E zotëron gjendjen. E zotëroi sallën. E zotëronte turmën me një fjalë e me një lëvizjeprerëdorës.
3. kal. E di a e njoh mirë diçka, e kam përvetësuar si duhet; ia them mirë një zanati. E zotëron mirë profesionin (teknikën). Zotëron dy gjuhëhuaja.
4. kal. dhe jokal., vet. v. III Gjendetlart se diçka tjetër dhe lejon që kjo të shihet e të vëzhgohet mirë; është a ndodhet përmbi diçka. Kodra zotëron qytetin. Kalaja zotëron fushën. Shkëmbi zotëron mbi lumë.
5. jokal., kryes. vet. v. III Është përhapur kudo, ka përfshirë çdo gjë; ka më shumë; mbretëron, sundon. Zotëron një gjendje e shkëlqyer. Zotëroi qetësia. Zotëron një atmosferë pune (e ngrohtë). Një heshtje varri zotëronte mbi katund sikur s'kishte frymë njeriu aty.
6. kal. Tremb, i fut frikën. zotëroi djalin i paudhi.
Sin.: gëzoj, kam, mbaj, zotoj, përmbaj, mposht, sundoj, përvetësoj, përtyp.

ÇIZME

ÇÍZM/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET 1. Këpucë lëkure ose gome me qafagjata, zakonisht deri afër gjurit. Çizme burrash (grash, fëmijësh). Çizme oficerësh. Çizme gjahu. Qafat e çizmeve. Mbath (vë, heq) çizmet.
2. fig. Sundimi i egër, zgjedha e huaj. Çizmja e pushtuesit. Nën çizmen e huaj. Vë nën çizme sundoj; pushtoj.
E bëri barkun çizme (dikush) tall. hëngri shumë, u ngop mirë, plasingrëni; e bëri barkun daulle; e bëri barkun hambar; e bëri barkun kacek. I lëpin (i puth) çizmet (dikujt) përb. shih i lëpin (i puth) këmbët (dikujt) përb. S’e nxjerr dot çizmen nga lluca (nga bataku) (dikush) mospërf. shih s’e nxjerr dot qimen nga qulli (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.