Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GAZ,~II m. sh. ~E, ~ET dhe ~RA, ~RAT 1. Trup zakonisht pa ngjyrë e i padukshëm, që në trysninë dhe në temperaturën e zakonshme është në një gjendje fizike si ajri a si avulli dhe përhapet lehtë e mbush plotësisht çdo hapësirë; lëndë e tillë që del nga nëntoka dhe përdoret për djegie a për ndriçim; lëndë e tillë që çlirohet nga disa trupa; lëndë e tillë që dëmton a helmon organizmin. Gaz i rrallë (fisnik). Gaz i thatë (i lëngshëm). Gaz i plogët gaz që nuk bashkëvepron a nuk lidhet kimikisht me lëndë të tjera. Gaz karbonik. Gaz sulfuror. Gaz metan. Gaz natyror. Gaz i djegshëm (ndriçues). Gaz lotsjellës (helmues). Gazrat e naftës. Gazi i minierave (i kënetave). Gaz pa ngjyrë (me ngjyrë). Vetitë e gazit. Lëngështimi i gazit. Shkëmbimi i gazeve. Ujë me gaz. Balonë me gaz. Stufë me gaz. Pianurë me gaz. Bombël gazi. Ngrohje me gaz. Mbush me gaz. Punon me gaz. Dhoma e gazit dhomë e ndërtuar enkas për ekzekutime masive, ku viktimat futeshin me forcë dhe vriteshin përmes lëshimit të gazrave helmues (hist.).
2. Lënda djegëse e lëngët (benzinë, naftë etj.), e cila futet në trajtë piklash në motorët e ndryshëm dhe digjet aty për t’i vënë këta në lëvizje. I jap gaz (i pakësoj gazin) motorit. Shkel gazin shkel një këmbëz të posaçme për t’i dhënë motorit të automjetit më shumë lëndë djegëse.
3. vet. sh. ~RA, ~RAT Lëndë në trajtë të gaztë që dalin nga stomaku a nga zorrët; pordhë. Gazrat e stomakut (e zorrëve). Ka gazra.
4. bised. Vajguri. Llambë (kandil) me gaz. Enë për gaz.
5. krahin. Bishtuk me vajguri. Ndez (shuaj) gazin.
✱Sin.: vajgur, bishtuk.
♦ Ia shkel gazit (në dërrasë) 1. Iki me vrap, nis të nxitoj shumë, vrapoj, shpejtoj; ia mbath me të katra; (vrapoj) sa më hanë këmbët; ia jap (ia ther) vrapi. 2. Ngutem shumë në një punë dhe e bëj pa kujdes e keq, nuk vë re për cilësinë; tregohem i nxituar e i pamatur në një veprim. Qet (hedh) gaz në gaca (dikush) shih i hedh benzinë zjarrit (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë