Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SUKULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E mbledh si lëmsh a si shuk, e bëj sukull; e mbështjell dosido. E sukulloi këmishën. E kishte sukulluar me një letër. Me një gazetë të vjetër sukulloi sendet që thyheshin.
2. Rrokullis si lëmsh, duke e ndukur e copëtuar. Qentë po e sukullonin lepurin e gjorë.
3. fig. Marr nëpër këmbë, nëpërkëmb. Sukullonin më të dobëtit. Mjaft e kishin sukulluar të gjithë.
SUKULLÚAR (i, e) mb. 1. Që është sukulluar; që është i mbështjellë dosido, shuk. Objektet e sukulluara ishin ruajtur mirë.
2. Që është rrokullisur si lëmsh. Kafsha e sukulluar përfundoi në fund të rrëpirës.
3. fig. Që është i nëpërkëmbur. E kishte ndihmuar gjithmonë plakun e sukulluar.
✱Sin.: i mbështjellë; i rrokullisur, i nëpërkëmbur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë