Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PÍRËS,~E mb. Që ushqehet ende me qumështin e nënës; që është lënë të pijë qumështin e nënës gjatë gjithë kohës deri sa është rritur, që nuk është këputur nga e ëma (për qengjat, kecat etj.). Qengj (kec) pirës. Viç pirës. E kishte mbajtur pirës.
✱Sin.: i pirë, i pakëputur, i pashkëputur, bërnjak, thithës, thithator, tamblak, llacaman, qumështor, mëndarak, sugar.
SUGAR,~E mb. bised. 1. Që është pirës, që është i lindur vonë. Qengji sugar rrinte pranë së ëmës. Qengjin sugar do ta thernin për festë.
2. fig. Që është i fundit, më i vogël i familjes. Djalin sugar e merrnin gjithmonë me vete.
3. fig. Kanakar. Ajo kishte qenë gjithmonë sugare.
✱Sin.: vonak, i përkëdhelur, i llastuar, kanakar.
VONÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lloj fiku që piqet vonë; kokrrat e tij rrinë gjatë në degë; vonaçak. Degët e fikut ende mbanin disa vonakë, ndonëse gjethet tashmë kishin rënë prej kohësh në tokë.
2. Qengj, kec a viç i vonë, sugar, tamblak. Në tufë kishte disa vonakë, të cilët ende ushqeheshin me qumështin e nënës.
3. Djalë i vonë i prindërve, sugar. Atë e kanë vonakun (sugarin) e pleqërisë.
4. Zog pule që e zë dimri pa i dalë pendët; gjel që nis të këndojë me vonesë. Po afrohet dimri dhe vonakëve të pulës nuk u kishin dalë pendët.
✱Sin.: vonaçak, tamblak, sugar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë