Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PASUBVENCIONÚAR (i, e) mb. Që nuk është i subvencionuar; që nuk është subvencionuar; kund. i subvencionuar. Sisteme diellore të pasubvencionuara.
►SUBVENCION/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR fin., pës., vet. v. III e SUBVENCIONÓJ. Subvencionohet nga shteti. Agrobizneset janë subvencionuar vazhdimisht.
SUBVENCION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fin., kal. I jap të holla një dege të ekonomisë, një institucioni, një organizate etj. për t'i ndihmuar e për t'u lehtësuar veprimtarinë; mbaj me subvencione. E subvencionon me të holla. E kishin subvencionuar çdo vit. Po subvencionojnë bujqësinë.
SUBVENCIONÚAR (i, e) mb. Që është subvencionuar. Vende pune të subvencionuara nga shteti. Sipërmarrje e subvencionuar vazhdonte aktivitetin. Këto pajisje janë të subvencionuara.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë