Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PATATÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i tatueshëm; që nuk mund të tatohet; kund. i takueshëm. Kufiri i pagave të patatueshme. Subvencion i patatueshëm. Pragu i patatueshëm i pagës.
SUBVENCIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET fin. Të holla që i jep shteti gjatë një periudhe një dege të ekonomisë, një institucioni, një organizate etj. për t'i ndihmuar e për t'u lehtësuar veprimtarinë ose për t'u mbuluar shpenzimet e ndryshme. Mbahej me subvencione. Kishin marrë subvencione. Do të aplikonin për të fituar subvencion nga shteti.
SUBVENCIONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fin. 1. Veprimi kur subvencionoj a subvencionohet. Subvencionimi nga shteti. U bë subvencionimi nga donatorë të huaj.
2. Subvencion. Kishte pasur disa subvencionime në këtë sektor. Subvencionimet kishin qenë mbështetje e madhe për zhvillimin e zonës.
►SUBVENCION/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR fin., pës., vet. v. III e SUBVENCIONÓJ. Subvencionohet nga shteti. Agrobizneset janë subvencionuar vazhdimisht.
SUBVENCION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fin., kal. I jap të holla një dege të ekonomisë, një institucioni, një organizate etj. për t'i ndihmuar e për t'u lehtësuar veprimtarinë; mbaj me subvencione. E subvencionon me të holla. E kishin subvencionuar çdo vit. Po subvencionojnë bujqësinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë