Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NËNSHTRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtresë që vjen poshtë diçkaje; gjeol. shtresë e hollë, e vendosur përposh një tjetre; substrat; kund. mbishtresë. Nënshtresë e përshkueshme (e papërshkueshme). Nënshtresë rëre (zhavorri, gurësh). Nënshtresat e tokës.
2. Shtresë e vogël shoqërore me disa veçori të përbashkëta, që dallohet brenda një klase ose shtrese të gjerë.
3. fig. Ajo që qëndron në themel të diçkaje; ajo që shtrihet e mbuluar nën diçka. Nënshtresa e një teorie.
4. gjuh. Gjurmë a ndikime të gjuhës së vjetër që është zhdukur mbi gjuhën e re që e ka zëvendësuar. Elemente të nënshtresës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë