Fjalori

Rezultate në përkufizime për “studiuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AEROSKOPI

AEROSKOPÍ,~A f., fiz. Kontrollim a vëzhgim i ajrit për të zbuluar e për të studiuar përbërësit e tij.

AKUARIUM

AKUARIÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Enë qelqi, ku mbahen kafshë dhe bimë uji për studim ose për zbukurim. Akuarium me peshq. I ndërroj ujin akuariumit. Akuariume xhami.
2. Ndërtesë e posaçme me dritaremëdha xhami, ku mbahen kafshë dhe bimë uji për t’i kultivuar, për t’i studiuar dhe për t’i parë vizitorët; akuapark. Akuariumi i qytetit. Akuariumi i Barcelonës.

ANATOMIZUAR
AORTOGRAFI

AORTOGRAFÍ,~A f., mjek. Metodë diagnostikuese për të studiuar aortën; injektimi i një materiali kontrastues që mundëson pamjedetajuaraaortës dhendihmonpërcaktimin e shpejtëgjendjes së saj; angjiografi. Bëri aortografinë. I mora rezultatet e aortografisë.

ARATUAR
ASPIRIM

ASPIRÍM,~I m. 1. Dëshirë e madhe për të arritur diçka. Aspirim për postin e kryeministrit. Aspirim për të studiuar mjekësinë.
2. mjek. Procesi i thithjes ose i largimitlëngjeve, të gazrave ose të lëndëvetjera nga trupi i njeriut përmes një pajisjeje thithëse ose një aspiratori, që përdoretsituatandryshme mjekësore. Aspirimi i rrugëvefrymëmarrjes. Aspirim diagnostik. Aspirimi kirurgjikal. Proces i aspirimit. Pajisje e aspirimit. Kreu procedurën e aspirimit. Aspirimi me gjilpërë për të marrë mostra tumorale.
3. gjuh. Frymëtim; shqiptimi i disa bashkëtingëlloreve i shoqëruar ne një rrymëlehtë ajri. Aspirim i brendshëm. Aspirim nistor.
4. tek. Thithja e ajrit ose e gazrave në një sistem ose në një pajisje si në rastin e motorëve me djegiebrendshme, ku ajri aspirohetcilindrat e motorit për t’u përzier me karburantin. Procesi i aspirimit të ajrit.
Sin.: përpjekje, përkushtim, dëshirë, qëllim, synim, mëtim, gjakim, aspiratë.

BATISFERË

BATISFÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjeogr. Thellësia e detit. Batisfera e detit.
2. tek. Aparat si dhomë sferikelëshohet me kabllo nga anija për të matur dhe për të studiuar thellësitë detare, oqeanike etj.; hidrostat. Batisferë moderne. Ekspedita me batisferë. Ekuipazhi i batisferës. Zhytja e batisferës. Të dhënat e mbledhura nga batisfera.
3. gjeogr. Mbështjellja ujore e Tokës.

BIOINFORMATIKË

BIOINFORMATÍK/Ë,~A f., tek., inform. Degë e shkencëspërdor informatikën, matematikën dhe shkencat kompjuterike për të analizuar dhe për të studiuardhënat biologjike; analizë e kompjuterizuar e të dhënave biologjike; zbatim i teknikave kompjuterike. Studimebioinformatikë. Masterbioinformatikë. Specializimebioinformatikë. Laboratori i bioinformatikës. Algoritmet e bioinformatikës. Tekste për bioinformatikën. Fusha e bioinformatikës.

BIOKIBERNETIKË

BIOKIBERNETÍK/Ë,~A f. 1. spec. Fushë studimi ndërdisiplinorendërthur biologjinë, inxhinierinë, informatikën dhe kibernetikën për të studiuar sistemet e ndërlikuara biologjike me anëmodeleve kompjuterike dheanalizave matematikore. Zbatime të biokibernetikës.
2. ars. Program studimishkollat e lartapërgatit specialistëfushës së biokibernetikës; lëndë mësimorejep njohuritë e kësaj shkenceshkollat e larta; bised. tekstipërmban këto njohuri. Lënda e biokibernetikës.

BOTANIZUAR

BOTANIZÚAR (i, e) mb., libr. është i studiuarmjedisin e vet. Bimë të botanizuara. Pyll malor i botanizuar. Zona të mbrojtura të botanizuara.

DI

DI vep., ~TA, ~TUR kal. 1. Kam njohuri pak a shumëplota ose të veçanta për diçka, e njoh mirë diçka pasi e kam parë, e kam dëgjuar, e kam studiuar etj.; e kam mësuar diçka, e zotëroj. Di dy gjuhë. E di drejtshkrimin. E di mirë shqipen (frëngjishten, anglishten...). E di mirë rolin. E di zanatin e vet. E di përmendsh (ujë, për fije, në majëgishtave, me sy mbyllur) e di shumë mirë. S’e di si duhet. Aq di, aq bën. Më mirëdish se të kesh. (fj. u.). E di gomari ku e vret samari. (fj. u.). E di mesi se ç'ka thesi. (fj. u.). Njeriu që nuk di, turbullon ujin që pi. (fj. u.). E di mirë se kush është. S’di gjë ende. Se di pse u zemërua. Do të dijë gjithçka. E di gjendjen. Siç e di... S’di ç'të them. S'e di ç'kanë vendosur. Me sa di unë ngadhënat a njoftimetkam unë, nga ç'kam dëgjuar e ç'kam marrë vesh unë. - E di rrugën? - Di ndonjë mënyrë tjetër?

2. Jam i zoti për të bërë diçka, kam aftësitë e shprehitë e nevojshme për t'i dalëkrye një pune (me një foljemënyrën lidhore). Di të lexojë (të shkruajë, të vizatojë). Di të notojë. Di t'i bjerë violinës (çiftelisë, pianos...). Di ta rregulloj (ta ndreq). Di të drejtojë (të udhëheqë). Di të sillet. Di të jetojë. Di të arsyetojë. Di ta përmbajë veten. Nuk di të lidhë dy fjalë (bashkë) s'është i aftë t'i shprehë qartë mendimet, mezi flet.

3. Jam i vetëdijshëm për diçka, e kuptoj mirë diçka, ia njoh vlerën e rëndësinë, e çmoj; ruaj masën a kufijtë. Di se ç’bën. E di detyrën time. Ia di vlerën. E di vendin tim. E di masën. As vetë s'e di se ç'kërkon. E di, ai ka shumë punë, por... Kur s’e ke një gjë, atëherë ia di kimetin. (fj. u.).

4. E njoh, e kam provuar a e kam përjetuar diçka. S’e di ç’është rakia (duhani). E di ai ç’është varfëria (uria). S’dinte ç’ishin përkëdheljet. S’dintengopur nuk ngopej kurrë.

5. edhe jokal. Jamgjendjekuptoj diçka, marr vesh; kuptoj. Di diçka nga muzika (nga piktura). E bëri pa e ditur. S’ditën nga ikën ikënshpërndarë. -E di ç’të bëj unë?

6. zakon. moh. (edhe me foljen dua). Nuk i nënshtrohem diçkaje a dikujt, nuk pyes për të, nuk e përfill, nuk trembem, nuk thyhem; nuk merrem kurrë me diçka, nuk e bëj asnjëherë diçka. Nuk di ç’është frika nuk ka frikë fare. S’di ç’është rreziku. Nuk di ç'është gënjeshtra nuk gënjen kurrë. Nuk di ç’është pushimi nuk pushon asnjëherë. Nuk do t’ia dijë ngaftohtët (nga shiu, nga dëbora, nga balta). S’donin t’ia dinin. Ku do t'ia dijë ai!

7. Pandeh, kujtoj; besoj; mendoj. E dinin njëri-tjetrinvrarë. E kam ditur njeri me mend. E dinim për njerimirë. Unë kështu e dija.

8. Ngulitmend; mësoj. - Dije mirë. – T’i dish numrat përmendsh. - Dije se ai është shoku im.

Sin.: njoh, çmoj, kuptoj, pandeh, kujtoj, besoj, mendoj, mësoj.

Një *avaz di (dikush). S’di tjetër *avaz (dikush). E di edhe *bufi! (diçka) tall. Ia di (ia njoh) *burmat (dikujt a diçkaje). I di *bytha (dikujt) tall. vulg. Ia di *çarkun (dikujt). Nuk di *fjalë (dikush). Ia di *gjuhën (dikujt). E di Gjoni çfarë ka *trasta (thesi). S’di *këngë tjetër (dikush). Ia di *kimetin (dikujt a diçkaje). Kjo *kockë e di! I di *koka (dikujt). Ia di *kokën (dikujt). S’di *ku të futet (dikush). Nuk di (nuk njeh, nuk ka) *kufi (dikush a diçka). I di *lëkura (dikujt). Ku ta dish? ndoshta, mbase. Di ku *shkel (dikush). E ku di unëmospërf. e të tjeratilla; e plottjera, që s’kanë rëndësi, që s’më interesojnë. E di ç’ke ti? fj. ndërm. përdoret për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit, kur i themi për një punë a kur e këshillojmë për diçka. *Djalli (dreqi) e di (e merr vesh)! bised. Dreqi (*djalli) e di (e merr vesh)! bised. Nuk *do t’ia dijë (dikush a diçka). S’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo *anë (dikush). E di edhe *lopa (diçka) tall. Nuk di *llafe. Ia di për *të mirë (dikujt). Ia di për *nder (dikujt). Ia di *pirrën (dikujt). I di *rradakja (dikujt) bised. Nuk ia di *skajin (diçkaje). Di ku *shkel (dikush). Ia di mirë *shtegun (shtigjet) (diçkaje). Nuk ia di *tymin (dikujt a diçkaje). Ia di (ia njoh) *vidhat (dikujt a diçkaje). Ia di *vlerën (dikujt a diçkaje). Një *Zot e di!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.