Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMENISTÍK/Ë,~A f. Shkenca që studion nga aspekte të ndryshme gjuhën, letërsinë, kulturën dhe historinë e popullit armen. Armenistika e sotme. Zhvillimi i armenistikës. Historia e armenistikës. Katedra e armenistikës. Studentët e armenistikës. Eksperte e armenistikës. Doktoroj në armenistikë. Specialist i armenistikës. Njohës i armenistikës. Studente e armenistikës.
DËGJÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është ulur në një dhomë, në një sallë etj. dhe ndjek me vëmendje atë që thuhet, që këndohet etj. Dëgjuese e rregullt.
2. Ajo që ndjek mësimet a leksionet në një shkollë, në një kurs etj., pa qenë nxënëse ose studente e rregullt; ajo që është ftuar të marrë pjesë në një mbledhje, por që nuk ka të drejtën e fjalës. Merr pjesë si dëgjuese.
FUSHËKRUJÁS,~E mb. Që lidhet me Fushë-Krujën ose me fushëkrujasit, që është karakteristik për Fushë-Krujën ose për fushëkrujasit, i Fushë-Krujës ose i fushëkrujasve; që është krijuar nga fushëkrujasit. Familje fushëkrujase. Studente fushëkrujase.
INTERNATÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Konviktore. Studente internatiste.
KONVIKTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Nxënëse a studente konviktore.
MORALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që merret me çështjet e moralit si studente a si mësuese, me parimet, me normat e me rregullat që përcaktojnë sjelljen e njeriut në shoqëri.
2. Ajo që jeton në përputhje me parimet e moralit të një shoqërie; ajo që përshtatet me moralin e një shoqërie.
3. keq. Ajo që moralizon, ajo që shet moral. Bën si moraliste. Nuk jam këtu për të bërë moralisten.
QIRAMÁRRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr diçka me qira, zakonisht një banesë a një tokë; qiraxheshë. Qiramarrëset studente kërkonin një banesë të vogël.
SHÁR/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Pullë a larë me ngjyrë të errët sidomos në trupin e dhenve; larë, njollë. Shqerrë me shara në trup. Dhi me një sharë në bark.
2. Dele me pika të zeza në turinj. Shara kishte tani dy qengja. Kullot sharën. Lëkura e sharës.
3. Vajzë e zeshkët në fytyrë, zeshkane. Shara ishte studente e vitit të dytë.
✱Sin.: larë, njollë, laramane, pikaloshe, e sharme.
UNIVERSITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ndjek studimet në universitet; studente e universitetit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë