Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
POZICIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendi që zë dikush a diçka në mes qeniesh a sendesh të tjera. Pozicioni gjeografik. Pozicioni fonetik (gjuh.). Në pozicion të qëndrueshëm. Pozicioni i lojtarëve. Pozicioni i Tokës në sistemin diellor (astr.). Pozicioni i atomeve në një molekulë (fiz.).
2. usht. Brez toke i ndërtuar posaçërisht, ku vendosen trupat për të sulmuar ose për t’u mbrojtur; vend i përgatitur e i mbrojtur që zë luftëtari në luftim; vendi ku përqendrohen trupat ose ku zhvillohen veprimet luftarake. Pozicion ushtarak (strategjik). Pozicion artilerie (mortajash). Hapën (çelën) një pozicion. Zuri pozicionin. I mbrojtën pozicionet. I lëshuan pozicionet.
3. Mënyra se si vendoset një njësi ushtarake ose një ushtar në luftim. Pozicion luftimi (mbrojtjeje, mësymjeje). Pozicion zjarri. Pozicion për qitje në këmbë (në gjunjë. barkas).
4. Mënyra e mbajtjes së trupit ose të një pjese të tij kur bëjmë lëvizje të ndryshme ose kur kryejmë një punë. Pozicioni i trupit. Në pozicion pingul (horizontal, vertikal). Në pozicion të rehatshëm (të keq). Rri (qëndron) në një pozicion të caktuar.
5. Mënyra si mbahet trupi në ushtrimet gjimnastikore, në vallëzim etj., qëndrim. Vendosi (mbaji) shpatullat në këtë pozicion!
6. Mënyra e vendosjes së figurave në një çast të caktuar në lojën e shahut, të damës etj.
7. fig., libr. Pozitë.
✱Sin.: strumbull, shtrirje, vendndodhje, vendluftim, pozitë, llogore, hendeklidhje, qëndrim.
STRÚMBU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Vendi ku shtrihet një qendër banimi; pozicioni i një vendi. Fshat me strumbull të mrekullueshëm. Qyteza zinte strumbullin e fshatit të sotëm.
2. Strumbullar.
3. tek. Pjesë cilindrike që rrotullohet mbi një mbështetëse të palëvizshme të ngulitur në një vend; bosht. Vendos strumbullin. Mblidhet rreth strumbullit.
STRUMBULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Hu i gjatë, i ngulur në mes të lëmit, tek i cili lidhet kali që vjen rrotull për të shirë. Strumbullari i lëmit. Mblidhet litari pas strumbullarit.
2. Dru i gjatë dhe i drejtë, rreth të cilit vihet bari mullar. Nguli (vuri) strumbullarin. Iu kalb strumbullari.
3. Hosteni.
4. fig. Njeriu ose gjëja që është në qendër të një veprimtarie, të një dukurie etj.; gjëja qendrore a themelore e diçkaje, bosht. Strumbullari i gjithë historisë. Strumbullari i bisedës. Strumbullari i zhvillimeve në grupin shoqëror.
✱Sin.: strumbull, qepër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë