Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMPLIFIKÍM,~I m. 1. Veprimi kur amplifikoj ose kur amplifikohet diçka.
2. elekt., fiz. Shtim, forcim ose përforcim i një sinjali (elektrik, zanor, valor etj.), në mënyrë që të bëhet më i fuqishëm. Njësi për matjen e amplifikimit. Amplifikim i sinjaleve.
3. mjek. Përhapje ose shumëzim i qelizave kancerogjene. Testi i amplifikimit. Amplifikimi i tumorit. Amplifikimi i mostrave gjenetike.
4. poet. Paraqitje e zgjeruar e një mendimi; zgjerim, shtrirje dhe përforcim i shprehjes gjuhësore dhe i kuptimit të saj përmes përshkrimit dhe paraqitjes së hollësishme me qëllim stilistik; grumbullim i tepruar i fjalëve. Parimet e amplifikimit. Amplifikimi kuptimor. Amplifikimi sintaksor (shprehjesor). Amplifikimi strukturor.
5. fig. Theksim, shquarje, teprim, zmadhim. Ai i bëri një amplifikim lajmit! Amplifikim i ndjesive.
✱Sin.: zgjerim, rritje, shumëzim, degëzim, shtjellim, shtrirje, përforcim, theksim, teprim.
ATÍK/Ë,~A f., arkit. Element strukturor ose zbukurues i përdorur që nga kohët antike, që vendoset mbi kornizën e një ndërtese, veçanërisht në pjesën e sipërme të fasadës; mur i ulët që ngrihet mbi kornizën e një fasade klasike dhe që shërben për të fshehur çatinë e ndërtesës ose për të shtuar një nivel dekorativ. Vendosi një atikë në ndërtesën e tij.
LIPÍD,~I m. sh. ~E, ~ET biol. Përbërje organike që janë të patretshme në ujë dhe përbëjnë materialin kryesor strukturor të qelizave të gjalla.
NDËRTIMÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me ndërtimin e brendshëm; i ndërtimit; strukturor. Tiparet ndërtimore. Veçoritë ndërtimore të shqipes (gjuh.). Kulturë ndërtimore. Industri ndërtimore. Polici ndërtimore. Infrastrukturë ndërtimore.
NEOPLÁZ/ËM,~MA f. sh. ~MA, ~MAT mjek. Rritje e re dhe jonormale e indeve, ku shumëzimi i qelizave është i vazhdueshëm dhe i pakontrolluar. Organizimi strukturor dhe funksioni i neoplazmës ndryshojnë nga indi normal që e rrethon. Neoplazmë pulmonare.
NJËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Numri më i vogël në vargun e numrave natyrorë; madhësia që përfaqëson ky numër. Katra ka katër njëshe ose katër njësi. Shtoj (heq) disa njësi. Është tetë njësi më i madh.
2. Madhësi që merret si bazë për të numëruar ose për të matur madhësi të tjera të një fare. Njësi themelore (bazë). Njësi elektrike (magnetike) (elektr.). Njësi këndore (mat.). Njësi lëvizore (spec.). Njësi termike (spec.). Njësi e prejardhur (spec.). Njësi e rendit të dytë (mat.) dhjeta. Njësi e rendit të tretë (mat.) njëqind. Njësi hamullore (bujq.). Njësia jonë monetare. (fin.) leku. Njësi ushqimore (spec.). Njësi gjatësie (vëllimi, peshe). Njësi prodhimi (ek.). Njësi matjeje. Njësi pune (spec.). Njësi toke (bujq.). Njësitë e masës (e peshës) (fiz.). Njësia e kohës (fiz.). Njësitë e sipërfaqes. Sistemi ndërkombëtar i njësive.
3. Individ, grup, strukturë ose një entitet tjetër i konsideruar si përbërës strukturor ose funksional i një të tëre.
4. usht. Formacion i madh ushtarak, që përbëhet nga disa reparte (batalione, grupe etj.) a nga disa brigada të një arme ose të armëve të ndryshme dhe që kryen detyra të caktuara luftarake; formacion i vogël ushtarak që kryen një detyrë të veçantë. Njësi ushtarake. Njësi tokësore (detare, ajrore). Njësi partizane. Njësi të zgjedhura. Njësi luftuese. Njësi tankiste. Njësi të specializuara. Njësi të motorizuara. Njësi operative (taktike). Njësi gjitharmëshe. Njësi të flotës (të aviacionit). Njësi e nëndetëseve. Njësi raketash. Njësi patrullimi. Njësi të vetëmbrojtjes.
5. Dyqan i veçantë ku shiten, ku grumbullohen a ku ndreqen sende lë ndryshme. Njësi tregtare (ushqimore, industrial). Njësi shërbimi. U hapën njësi të reja.
6. Ndarje gjeografike, administrative, ekonomike etj., që bën pjesë në një të tërë. Njësi gjeografike (territoriale). Njësi administrative. Njësi ekonomike.
7. Të qenët i bashkuar si një gjë e vetme, të qenët i pandashëm, të qenët një; të qenët i njëjtë a shumë i ngjashëm; lidhje e ngushtë dhe e pandashme ndërmjet njerëzish, gjërash etj.; përbashkësi. Njësia ekonomike. Njësia politike. Njësia kombëtare. Njësia e mendimit dhe e veprimit. Njësi pikëpamjesh. Njësi veprimesh.
8. Të qenët i njësuar, i përgjithshëm e i përbashkët, të qenët një për të gjithë. Njësia e gjuhës u konsiderua arritje kulturore. U punua për njësinë e normës gjuhësore (e drejtshkrimit).
9. gjuh. Element bazë në sistemin e gjuhës ose në nënsistemet e saj. Njësi fonetike (fonologjike, sintaksore, leksikore, frazeologjike). Parashtesat dhe prapashtesat e fjalëve janë njësi të fjalëformimit.
10. Vijimësi e pandërprerë dhe e rregullt në ndërtimin e në thurjen e një vepre letrare, shtjellim i ngjarjeve i lidhur si duhet etj.; lidhje e ngushtë e shkrirje e harmonishme e elementeve rreth një ideje, rreth një çështjeje themelore në një vepër letrare, shkencore etj. Njësia e ndërtimit. Njësia e veprimit. Njësia e veprës.
✱Sin.: unitet, përbashkësi, njëjësi, barazi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë