Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKSIOMATIZÍM,~I m., filoz. 1. Procesi i vendosjes së aksiomave për një fushë studimi ose për një sistem logjik; strukturim logjik i një shkence përmes një tërësie aksiomash. Aksiomatizimi i matematikës (i gjeometrisë, i algjebrës, trigonomatrisë etj.). Akti i aksiomatizimit.
2. Krijimi i një sistemi aksiomash; vetia e asaj që është aksiomatike, e pakundërshtueshme, e dukshme. Aksiomatizimi formal (joformal).
SHUMËSHKÁLLËSH,~E mb. 1. Që ka shumë shkallë. Pallat shumëshkallësh.
2. Që kalon nëpër shumë shkallë a etapa; jo i drejtpërdrejtë, i ndërmjetuar. Strukturim shumëshkallësh. Sistem shumëshkallësh. Zgjedhje shumëshkallëshe.
STRUKTURÍM,~I m. Veprimi kur strukturoj a strukturohet diçka. Nevoja për një strukturim të organizuar. Duhet një strukturim i detajuar i planit. Diaspora ka nevojë për strukturim.
✱Sin.: ndërtim, organizim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë