Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIHUMANÍZ/ËM,~MI m., filoz. Teori kritike ndaj humanizmit tradicional, ndaj ideve tradicionale për njerëzimin dhe për gjendjen e njerëzore; pikëpamje që hedh poshtë si relative, ideologjike dhe metafizike filozofinë antropologjike dhe konceptet e saj për natyrën njerëzore, për njeriun dhe për njerëzimin; kund. humanizëm. Antihumanizmi kritik. Studime mbi antihumanizmin. Teoria e antihumanizmit. Strukturalizmi solli kthesë drejt antihumanizmit.
GJENERATIVÍZ/ËM,~MI m. gjuh. Drejtim teorik në gjuhësi me themelues kryesor Noam Çomskin, sipas të cilit gjuha njerëzore funksionon në bazë të disa strukturave gramatikore universale, të lindura te çdo njeri. U mbështet në gjenerativizëm. Nga strukturalizmi në gjenerativizëm.
STRUKTURALÍZ/ËM,~MI m. 1. Rrymë në filozofi dhe në shkenca të tjera, që i vështron sendet e dukuritë si strukturë në vetvete, jashtë procesit të zhvillimit e të ndryshimit, duke u dhënë karakter të përgjithshëm metodave të veçanta formaliste të studimit në këto fusha. Strukturalizmi dhe funksionalizmi. Frymëzohen nga strukturalizmi.
2. Një nga drejtimet e gjuhësisë, që synon të zbulojë lidhjet e brendshme, varësitë dhe kundërvëniet e njësive gjuhësore. Përfaqësues i strukturalizmit. Strukturalizmi klasik në gjuhësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë