Fjalori

Rezultate në përkufizime për “stringël”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUBËRRI

BUBËRRÍ,~A f., përmb. Tërësia e punëve të vogla, vogëlsirat, çikërrimat (kryesisht shtëpi). Bubërripanevojshme. Merret me bubërri. Kapet pas bubërrish.
Sin.: vogëlsira, vogëlsi, vogëlimë, vogëlinë, vocërrimë, çikërrimë, çikla-mikla, bubërrinë, bubërrim, mickël, xhingël, stringël, rrokotele.

STRUFE
TËRFIL

TËRFÍL,~I m. 1. bot. (lat. Trifolium) Bimë barishtore me kërcelldrejtë e të hollë, me degëzavoglakanëkrye tri gjethebashkutrajtë zemre (ndonjëherë edheshumë nga 4-7), me lulevoglangjyrëkuqe, të trëndafiltë, të verdhë a të bardhë, që lulëzonmuajt qershor-korrik dhembillet e përdoret si ushqim për bagëtinë ose për të pasuruar tokën; tetelinë, tërfojë, trefletësh, trifol. Tërfil foragjer. Gjethet e tërfilit. Mbjellin tërfil. Korr tërfilin. Tërfil me katër gjethe (fig. për shkak se është i rrallë, quhet si fatsjellësdashuri). Livadh (çair) me tërfil. Tërfil plagësh (bot.) luleleshe.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje tërfili. Tërfili aleksandrin (lat. Trifoliutn alexandrinum) tërfil me gjethegjera vezakelulëzon nga qershoritetor, me lulebardha në të verdhëzbehtëmundzgjatenfundlulëzimit e që mundmbillet edhe si foragjere; bersim. Tërfili amerikan (lat. Petalostemon violaceum, Dalea purpurea) tërfil me lulepurpurtapërdoret si bimë zbukuruese. Tërfili australian (lat. Marsilea drummondii) bimë ujore me origjinë nga Australia që i ka rrënjëtshtresa balte nën ujë, e cila, kur rritet lëshon gjethecilat formojnë një shtrat pluskues mbi sipërfaqen e ujëraveqeta. Tërfili i bardhë (lat. Trifolium leucanthum) bari i mitilit, tërfili lulebardhë. Tërfili i fushave (lat. Trifolium campestre) Tetelina e egër, tërfili i saritë, tërfojna e saritë. Tërfili i kënetave (lat. Menyanthes trifoliata) bari i mushkërive, tërfili i ujit. Tërfili i livadheve (lat. Trifolium pratense) bari i arave, bari i draprit, derdelina, dordolina, gërklani, mitili i bjeshkëve, tërfili i arave, tërfili i kuq.
3. Motiv zbukurues me këtë formë kryesishtndërtesat e stilit gotik.
4. Stringël me këtë formëvendosin njerëzitveshje (mbi gjoks).
5. Letra spathi (në lojën me letra).
Sin.: tetelinë, tërfojë, trefletësh, trifol, dordolinë.

XHINGËL

XHÍNG/ËL,~LA f. kryes. sh. ~LA, ~LAT 1. Sendevogla si pafta e sumbulla, prej metali, që varin gratëgjoks si stoli; stringla; rrathë a pafta metalike që i vihen dajres anash që të tringëllijnë kur i biem. Xhingla floriri. Var xhingla.
2. fig. Diçka e vogël e pa rëndësi, çikërrimë, vogëlsirë. Merret me xhingla.
Sin.: xhixhël, xhingla-mingla, cingël, stringël, reshme, vogëlsirë, çikërrimë, xhingërrimë, pispillosje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.