Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASIMPTOMATÍK,~E mb., mjek. Që nuk shfaq simptoma të dukshme e të padukshme të ndonjë sëmundjeje; që mund të ketë infeksione ose të ketë një gjendje të caktuar shëndetësore, por pa praninë e shenjave klinike të sëmundjes: kund. simptomatik. Pacient asimptomatik. Pa shfaqje asimptomatike. Streptokoku asimptomatik. Bartësit asimptomatikë të viruseve.
STREPTOKÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. (lat. Streptococcus) Baktere në trajtë rruzulli që kanë prirje të vendosen varg njëri pas tjetrit dhe që shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Pezmatimi i bajameve (i mushkërive) nga streptokokët. Streptokoku i fytit është infeksion bakterial. Faringit i shkaktuar nga streptokoku i grupit A.
SULFAMÍD,~I m. sh. ~E, ~ET farm. Lëndë si pluhur i bardhë, e përbërë kryesisht nga squfuri dhe azoti, që përdoret në mjekësi për të ndaluar zhvillimin e shumëzimin e mikrobeve si streptokokët, stafilokokët etj.; një hape prej kësaj lënde. Mjekim me sulfamide. Kishte filluar të përdorte pudër sulfamid. Sulfamid antibakterial.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë