Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BANDÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. 1. Njeri që vret e pret dhe plaçkit në mënyrë të egër e të pamëshirshme; hajdut e keqbërës; drejt. pjesëtar i një bande kriminelësh; gangster. Bandit i armatosur. Veprim prej banditi. Komandant banditësh. Strehues i banditëve. Punë banditësh. Grup banditësh. I kapën banditët. S’kishte lidhje me banditët.
✱Sin.: kriminel, vrasës, katil.
STREHÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që fsheh dhe mban dikë në shtëpinë e vet për ta ndihmuar që t'u shpëtojë ndjekjeve, armiqve ose për shkak të krimeve a të veprimtarisë armiqësore që ka kryer e kryen. Strehues i kriminelëve. Kishte marrë dënim si strehues. Kishte qenë strehues i një personi në kërkim.
2. mjek. Njeriu ose kafsha që bart në trupin e vet mikrobin e një sëmundjeje ngjitëse. Strehues i sëmundjes. U morën masa që strehuesit e mikrobit të mbahen në karantinë.
✱Sin.: bartës, mbartës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë