Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AZÍL,~I m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Institucion ku strehohen, marrin kujdes dhe trajtim shëndetësor të moshuarit, të gjymtuarit, personat me nevoja të veçanta sociale; shtëpia e pleqve. Azili i pleqve. Azili i qytetit. Shkoi në azil. Rri në azil. Vdes në azil.
2. Ndërtesa e këtij institucioni. U vendos në azil. Ndërtesa e re e azilit. Kushtet e banimit në azil.
3. fig. Gjendje ose vend ku gjejmë qetësi mendore e shpirtërore, siguri personale. Azili im është udhëtimi. Librat janë azili i saj. Ikja në fshat është azil i bukur.
4. drejt. Status i mbrojtjes ligjore që i jepet një individi i cili ka ikur nga vendi i vet për shkak të persekutimit, të dhunës, të diskriminimit ose të rrezikut për jetën dhe sigurinë e tij. Azil politik mbrojtje ligjore në një vend tjetër për njerëz të larguar nga vendi i vet. Azil ekonomik. Azil social. Kërkoj azil. Fitoj azilin. I nënshtrohem procesit të azilit. Parashtroj kërkesë për azil. Fitoi azilin. Kushtet e pranimit në azil.
✱Sin.: strehim, akomodim, mbrojtje, siguri, shpëtim, kujdes, trajtim, mjekim, qetësi, paqe, pushim, ikje, largim, braktisje.
AZILÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që kërkuar mbrojtje ligjore dhe strehim në një vend tjetër nga vendi i origjinës ku është ndjekur ose ku është persekutuar. Azilant social. Azilant i përndjekur. Azilant i përkujdesur. Azilant politik person që kërkon azil për shkak të përndjekjes për pikëpamjet e tij politike. Azilant refugjat person që kërkon mbrojtje pasi është detyruar të largohet nga vendi i tij për shkak të luftës ose dhunës. Jam azilant. Azilant shqiptar. Vendqëndrimi i azilantit. Azilant në pritje të marrjes së statusit. Qendër pritjeje për azilantë. Një grup azilantësh u kthyen vullnetarisht.
✱Sin.: azilfitues, refugjat.
►AZIL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr mbrojtje ndërkombëtare, status të azilantit dhe strehim të sigurt në një vend të huaj për arsye të përndjekjes dhe të pasigurisë në vendin tim të origjinës. Azilohem në një shtet tjetër. U detyrua të azilohet. Azilohet në një vend të sigurt.
2. pës. e AZILÓJ.
✱Sin.: strehohem, mbrohem, sigurohem, ruhem, përkujdesem, trajtohem.
AZIL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Strehoj dikë që është në kërkim të azilit, duke i ofruar mbrojtje dhe siguri nga përndjekja ose kërcënimet në vendin e tij të origjinës; i jap dikujt statusin e azilantit. Aziloj dikë. Qeveria vendosi të azilojë refugjatët.
2. jokal. Shkoj për të gjetur strehim ligjor në një vend tjetër.
✱Sin.: strehoj, mbroj, siguroj, përkujdes, trajtoj.
AZILPRANÚES,~I m. sh. ~, ~IT Personi ose institucioni që pranon ata që kanë kërkuar azil; personeli zyrtar që ofron strehim dhe mbështetje për ata që kërkojnë azil. Shërbimi i azilpranuesve. Rregullorja e azilpranuesve. Kushtet për azilpranuesit.
BLIND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Vesh një mjet a një strehim me mburojë çeliku ose e përforcoj për ta bërë të qëndrueshëm kundër predhave, vesh me blindë. Blinduan trenin (makinat).
2. fig. Përforcoj; marr masa a shtoj mjete të tjera për të mbrojtur më mirë diçka që është arritur. Blindoj rezultatin (fitoren). Blindoj sulmin (mbrojtjen). Blindoj votat.
BLINDÚAR (i, e) mb., usht. 1. Që është i veshur me blindë, i koracuar. Mjete të blinduara. Tank (tren, automjet) i blinduar. Makinë (anije) e blinduar. Kullë e blinduar. Strehim i blinduar.
2. Që është i pajisur me mjete të blinduara. Divizion (regjiment, detashment) i blinduar. Kolonë (njësi) e blinduar. Trupa të blinduara.
BUNKÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. usht. Strehim i posaçëm zakonisht i futur përgjysmë në tokë, me mure të trasha betoni e me frëngji, që shërben si pikë zjarri. Bunkerë betoni special. Bunkerë të braktisur. Bunkerë antibërthamorë. Frëngjitë e bunkerit. Qëllonte nga bunkeri. Përmasat e mëdha të bunkerëve. Mirëmbajtja e bunkerëve.
2. tek. Hambar i madh për minerale dhe për lëndë të tjera i ndërtuar në një vend të ngritur dhe me një derë të vogël në fund, për të lehtësuar ngarkimin e mjeteve të mbartjes; hambar i veçantë në disa makina, ku mblidhet lënda që përpunohet. Bunker qymyri. Bunker mineralesh. Bunkeri i çimentos. Bunkeri i kombajnës. Bunker ngarkimi.
GJE/J vep., ~TA, ~TUR kal. 1. E zbuloj atë që ka humbur a që është zhdukur, që është fshehur a që është mbuluar; kund. humb, humbas. E gjeti librin. E gjeti poshtë krevatit. E kërkova, po s'e gjeta. Gjej rrugën nëpër errësirë.
2. E ndesh rastësisht dikë a diçka; has në diçka zakonisht të papritur; shtie në dorë rastësisht; vë re atë që po e kërkoja. Gjeti një kuletë. Gjej emrin në listë. Nuk i kam gjetur në rrugë i kam siguruar me punë e me mundim. Gjeta përkrahje. Gjen gabimet e shtypit. Nuk gjej fjalë ta shpreh.
3. Arrij të kem atë që më duhet a që më duket më i përshtatshëm. Gjeta punë. Kanë gjetur shoku-shokun. Gjeti një grua të mirë. Gjeti ngjyrën që i pëlqen. Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! (fj. u.) Kush kërkon, gjen (fj. u.).
4. Arrij të shfrytëzoj një pjesë të kohës a të mundësive që kam për të bërë diçka tjetër. Nuk gjeti kohën e duhur. S'gjen dot një minutë edhe për këtë? E gjeti rastin.
5. Përcaktoj diçka, zgjidh ose i bie në të pasi e mendoj. Gjej zgjidhjen (përfundimin). Gjej pjesët e një fjale. Gjej rrënjën katrore të një numri. Gjej një gjëegjëzë. Gjeje sa janë (sa bëjnë)! Gjeje kush ma ka thënë!
6. E zbuloj diçka pas kërkimesh e studimesh të veçanta; bëj një zbulim; shpik; zbuloj mënyrën a mjetin për të bërë diçka (edhe në njësi frazeologjike). Gjetën naftë (mineral). Gjej një gjëegjëzë. Ia gjeti anën (shtegun) (fig.). Gjej të vërtetën. Ia gjeti ilaçin (fig.) Ia gjeti verigën (rrëfanën) (diçkaje). Ia gjeti vidhat (telat) (dikujt).
7. E zë diku ose e takoj në një gjendje të caktuar; e kap diku; e kap. E gjeta shëndoshë e mirë në shtëpi. E gjeti në gjumë (edhe fig.). I gjeti librat rrëmujë. Mirë ju gjetsha! përshëndetje kur largohemi nga një vend, në të cilin do të kthehemi përsëri. Mirë se ju gjejmë! përshëndetje kur vijmë a hyjmë diku.
8. Më vjen a më ndodh një e keqe, pësoj (edhe në njësi frazeologjike). E gjeti belaja. Gjeta belanë (me dikë a me diçka). Ç’e gjeti të shkretin! I gjeti mushka drutë (fig.). E gjeti si breshka te nallbani.
9. Vlerësoj, e quaj. E gjetën të arsyeshme. E gjeti të udhës (iron.) nuk qëlloi në atë që duhet, që është më i përshtatshëm ose më i mirë. Gjete çfarë të na thuash! Gjete kujt t’ia japësh!
10. E kam si veti a si aftësi dhe e shfaq kur duhet. Gjen guxim. Ku e gjen ai këtë të drejtë?!
11. E kërkoj si përligjje për diçka të padrejtë a të parregullt; kërkoj a pres rastin për t’i bërë dikujt një të keqe a për t’i zbuluar anën e dobët. Gjen shkak. I gjeti pikën e dobët.
12. Ndiej, përjetoj diçka; bie në një gjendje të caktuar; dëshiroj shumë; më pëlqen. Gjej kënaqësi. Ku ta gjej të vij edhe unë.
13. I shkoj pas mendjes a pas shijes dikujt; merrem vesh me dikë (edhe në njësi frazeologjike). E gjeti fjalën (me dikë). Ia gjeti zemrën. I kanë gjetur telat bashkë. Kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Gjeti mendja mendjen. Ka gjetur rasa vegshin (keq.). Ka gjetur tenxherja kapakun (keq.). Gjejmë një emërues të përbashkët i sheshojmë, i rrafshojmë gjërat; biem në një mendim. Ia gjej fillin diçkaje ia gjej shkakun, burimin diçkaje.
13. etnogr. I drejtohem dikujt për të ngritur një dolli, duke thënë një urim. Të kam gjetur me dy shëndete! Ti që më ke gjetur mua, të gjettë e mira!
14. vet. v. III Përdoret me emra prejfoljorë dhe së bashku shprehin kuptimin e një veprimi. Gjen zbatim zbatohet. Gjen shpëtim shpëton. Gjen përhapje përhapet. Gjen përkrahje përkrahet. Gjen vdekjen vdes. Gjen mishërim mishërohet. Gjen strehim strehohet. Gjen pëlqim pëlqehet.
✱Sin.: zbuloj, ndesh, has, pikas, siguroj, rregulloj, përcaktoj, sajoj, zë, shoh, quaj, kam, nxjerr, pres.
♦ Si bëri* e gjeti (dikush). Ka gjetur Amerikën (dikush) iron. ka rënë në një gjendje shumë të mirë ekonomike, është në bollëk e s’ka më halle. Ia gjej *anën (diçkaje). S’ia gjej (dot) *anën (diçkaje). Ia gjeti barin (ilaçin) (diçkaje). Gjeta *belanë. Më gjeti (më polli, më ndezi) *belaja (me dikë). Gjen pa bën (dikush) keq. shih gjen shesh e bën përshesh (dikush). Ia gjej burgjitë (*vidhat). Ia gjej *burmat (dikujt). Ia gjeti *cekën (dikujt). Ia gjeti *çaren (diçkaje) vjet. Gjej një *të çarë. Ia gjeta *çelën (diçkaje). Ia gjej çelësin (dikujt a diçkaje). Ia gjeti *damarin (dikujt). Gjeti *dengu dengun keq. Gjej *derman. Ia gjeti *ditën (dikujt). S’e gjen në të gjithë *dheun (dikë a diçka). Ia gjej *fillin (diçkaje). S’ia gjej (dot) *fillin (diçkaje). E gjej *fjalën (me dikë). Gjen (bën, ngre, zë) *fole (diçka). I gjej (i nxjerr) *fundin (diçkaje). E gjeti *gremçin (për diçka). I gjej *gjurmët (dikujt a diçkaje). Gjeti *hazinenë (dikush). Ia gjeti ilaçin (*barin) (diçkaje). Nuk gjen as për *ilaç (diçka). Gjeti (zuri) *karar (dikush a diçka). S’i gjehet *karari (dikujt a diçkaje). Nuk ia gjen (dot) *këmbët (dikujt). Ç’*kërkoi e gjeti (dikush). Ia gjeti *kleçkën (dikujt). Ia gjeti *melhemin (diçkaje) vjet. E gjen *mendjen (dikush). Gjeti *mendja mendjen. Ma gjeti *midenë (dikush a diçka). Të gjettë *e mira! ur. E gjetsh nga mos e pandehsh! mallk. e pësofsh keq dhe nga nuk e pret!, të gjettë e keqja pa e ditur e papritur! I gjetën *pipëzat (pipat) (njëri me tjetrin). E gjej me *qiri (dikë a diçka). Ka gjetur ndonjë *qyp (dikush) tall. Ia gjej *rrëfanën (diçkaje). I gjej *rrënjët (diçkaje). E gjen *rrugën (udhën) (dikush). Si e gjete *rrugën? shaka. Gjeti *sebep (dikush) keq. Gjen *strehë (dikush a diçka). Ia gjeti *shtegun (dikujt a diçkaje). Ia gjen *shtegun (diçkaje). M’i gjeti (m’i preku) *telat (dikush). I gjetën *telat (me njëri-tjetrin). E gjej (e shoh, e quaj) *të udhës (diçka). Gjeti *ustanë (dikush). Ia gjeti *vaun (dikujt). Ia gjej *veglën (diçkaje a dikujt). Ia gjej *vjegën (verigën) (diçkaje). Gjen *vend. E gjeti *vendin (dikush) mospërf. Ia gjeti *vendin (diçkaje). E gjej me *vend (diçka). Gjen *verigë (për diçka). Ia gjeti verigën (*vjegën). E gjej *veten Ia gjej *vidhat (burgjitë) (dikujt a diçkaje). I gjeti një *yçkël (dikujt). Ma gjeti *zemrën (dikuh). E gjeti *të zotin (puna).
GROPÓSUR (i, e) mb. 1. Që është hedhur në një gropë dhe është mbuluar me dhe; i varrosur, i futur nën dhe. Kufoma (kafshë) të groposura.
2. usht. Që është futur në llogore a në një strehim nën tokë për t’u mbrojtur ose për të mos u dukur. Tank i groposur.
3. Që është futur thellë në zgavër (për disa organe në trupin e njeriut ose të kafshëve); që nuk është i mbushur me mish, që i kanë dalë kockat (nga sëmundja, nga të pangrënët etj.). Me sy të groposur. Me faqe të groposura. Me fytyrë të groposur.
✱Sin.: i varrosur, i thelluar, i maskuar.
JATÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shtëpi ku mund të rrihet në raste të caktuara; shtresa për të fjetur, shtresa e mbulesa. Jatak i ngrohtë. Shtroi jatakun. U shtri (u fut) në jatak.
2. Lehë për farishte bimësh, shtrat. Jatak i nxehtë.
3. fig., kryes. keq. Strehë për dikë, bazë ku gjen mbështetje e vend ku të fshihet dikush; vendi ku mund të strehohesh e të rrish i qetë.
4. Strofull e lepurit të egër.
✱Sin.: shtrat, strehim.
♦ E ka jatakun *të shtruar (dikush). E la jatakun (*shtratin, krevatin) (dikush). Zuri jatakun (*shtratin, krevatin) (dikush).
KONTEJNÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ngrehinë e mbyllur zakonisht me rrota, që shërben për transportim mallrash; kthinë e thjeshtë, e përkohshme dhe lëvizëse. Ngarkon mallin në kontejnerë. Kontejner për strehim të përkohshëm.
KUNDËRBËRTHAMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me sulme a me mbrojtje kundër armëve bërthamore; antiatomik. Strehim kundërbërthamor.
►MERAKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, futem në merak, bëhem merak. Ishte vonë dhe familja do të merakosej për mua. Nëna u merakos për fëmijët. Mjeshtri i mirë merakoset për punën. Mos u merakos fare! Përse merakosesh? Nuk merakoset për asgjë. Nuk merakosemi për strehim.
2. Shqetësohem e kujdesem dhe ndiej përgjegjësi për një punë që të bëhet sa më mirë, bëhem merak për diçka.
3. Më hyn dyshimi, frika a pasiguria për diçka, më futet meraku.
✱Sin.: shqetësohem, qederosem, sëkëlldisem, frikësohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë