Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BREDHARÁK,~E mb. 1. Që shëtit lart e poshtë, që bredh nëpër vende të ndryshme, endacak. Kafshë bredharake. Re bredharake.
2. Që kalohet me të bredhura, bredhacak. Jetë bredharake.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Bredharaku nëpër rrugë rri. (fj.u.).
✱Sin.: bredhës, bredhacak, endacak, endës, shtegtar, nomad, strehacak, cergar, cergatar.
STREHACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është pa banesë të përhershme. Kishte përfunduar në rrugë si strehacak. Strehacaku flinte çdo natë në park. Strehacakët ndihmonin njëri-tjetrin.
✱Sin.: endacak, endës, bredhës, bredharak, bredhacak, barash, cergar, cergatar, hushkulur, rrënjëshkulur, rrugaç, shtegtar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë