Fjalori

Rezultate në përkufizime për “strajcë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARSHIQ

ARSHÍQ,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. Thes me lëkurë bagëtishimëta. Arshiq deleje. Marr arshiqin. Fryj arshiqin. Mbush arshiqin. Ra si arshiq.
Sin.: rrëshiq, rrëshek, calik, shakull, kacek, kaçup, janxhik, strajcë.

CALLINGË

CALLÍNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Strajcë lëkure në të cilën bariu mban bukën.

COQE

CÓQ/E,~JA f. sh. E, ~ET Strajcë e vogël pëlhure. Coqja e sheqerit.

JANXHIK

JANXHÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Strajcë barinjsh, e punuar prej lëkure a prej pëlhuretrashë.
Sin.: jante, cakull, cakuletë, krahnoç.

STRAJCUK

STRAJCÚK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Strajcë e vogël. Strajcuk i vjetër. I mbantefshehura në një strajcuk.

STRAJCË

STRÁJC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Trastë, torbë. Strajcë e vjetër. Mbante gjithmonë një strajcë me vete. Ato që kishte blerë i futë nëpër strajca. Nuk i kontrolluan strajcat.
2. zool. Xhep i kangurit ku mban këlyshin. Këlyshi kishte nxjerrë kokën nga strajca. E mbanvoglinstrajcë për disa muaj.
2. Trastë ku i shtie tagji kalit. Ua mbushi strajcat. Kuajt po hanin nga strajcat.

TORBË

TÓRB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT vjet. Trastë. Torbë e madhe (e vogël). Torbë pëlhure (doku, lëkure). Mbushi (zbrazi) torbën. Torba e tagjisë (së kalit). Njeriun e plak halli, kalin e plak torba. (fj. u.). Kur kam torbën, s’kam miellin; kur kam miellin, më merr Zoti torbën. (fj. u.). Kur më jep Zoti miellin, më fsheh shejtani torbën. (fj. u.). Më mirë një në dorë se dhjetëtorbë. (fj. u.) mirë një vezë sot se një pulë mot. E di gjalmi se ç’ka torba. (fj. u.) e di luga se ç’ka vegshi (vorba, poçja); e di Gjoni, çka në trastë.mirë torbën e të mbledhësh, se të zgjatësh dorënvjedhësh. (fj. u.) duhetpunosh, jo të vjedhësh.përpjetën e Isgarit, më vari torbën gomarit. (fj. u.) ngarkuan një punëvështirë, të cilën duhej ta bënte dikush tjetër dhe pikërisht atëherë kur nuk e prisja. luftë kërkohet koka, jo torba. (fj. u.).
Sin.: trastë, strajcë, cakë, calik, cakule, krahosh, krahnorëse, qese, çantë.
Ia derdhën torbën e vorbën (dikujt) ia prishëngjitha, s’i lanë asgjë pa prishur; e lanë me gishtgojë (dikë). *Fjalë mira e gurëtorbë (në trastë). Fshiji *buzët me torbën e gomarit bised. iron. E futitorbë (dikë) keq. e bëri për vete plotësisht dikë, duke ia hedhur; e mashtroi dhe e nënshtroi; e shtiugrackë; e shtiu (e futi, e vuri, e hodhi) në dorë. Nuk më hyntorbë (në *trastë) (diçka). S’ka gjë në torbë (në trastë) (dikush) nuk i vete puna mbarë dhe nuk do të marrë atë që pret, nuk do të fitojë gjë, nuk do të arrijë gjë; s’ka gjë në thes; s’ka gjë në të; s’ka gjë në vijë. E ka në torbë (dikë) shih e ka në thes (dikë). Me *kokë (me krye) në torbë (në thes, në trastë). Nuk e lidh *bukëntorbë (dikush). Mori torbën (*trastën) (dikush). Merr nga torba e hedhthes (dikush). 1. Merr nga ai që ka pak e ia jep atij që ka më shumë; merr nga i varfri e ia jeppasurit 2. Harxhon shumë edhe kur është ngushtë me paratë; harxhonshumë sesa fiton; harxhon para pa e ditur se ku venë. (Mbeti) si torba (si trasta) në degë. 1. (dikush). Mbeti pezull, nuk di ç’të bëjë; nuk merret askush me të. 2. (diçka). Mbeti varur, pa u zgjidhur dhe nuk dihet si do të vejë. (Iu qep) me *bukëtorbë (në trastë) (dikujt). Me *trastë e me torbë. As në *thes e as në torbë. Nuk ia var torbën (trastën) (dikujt) mospërf. nuk e përfill aspak, nuk e pyes për asgjë dhe nuk i bindem; nuk e vlerësoj fare, nuk i jap fare rëndësi; nuk ia var këmborën; nuk ia var hejbetë; nuk ia hedh sytë; nuk i fryj në sy; nuk e kam për pesë (dikë). E vuri kokëntorbë (në trastë) (dikush) rrezikoi jetën e vet, iu fut një rrezikumadh, ndërmori një veprimmund t’i kushtojë jetën.

TRASTË

TRÁST/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qese e madhe, prej pëlhuretrashë, prej doku, prej leshi etj., që ka një gjalmë a rrip për t’u varur në sup dheshërben për të marrë bukë, sende ushqimore, vegla pune etj.; një si thes i vogël me dy gjalma a dorëza; torbë. Trastë e madhe (e vogël), Trastë doku (bezeje, leshi, liri). Trastë shpine. Trastë gjahu. Trasta e bariut. Trasta e kalit (e tagjisë). Trasta e miellit. Me trastë në sup (krahëve). Lidhi trastën. E futitrastë. Vari trastën në një degë. I ka bërë xhepat si trastë.
Sin.: çantë, torbë, krahosh, krahnorëse, strajcë, calik, cakë, cakule.
E di Gjoni çfarë ka trasta i di secili hallet e veta, është çështje e tij; e di Gjoni çfarë ka thesi; e di ku i pikon çatia. *Fjalë mira e gurëtrastë (në torbë). Me *gurëtrastë. Nuk më hyntrastë (në torbë) (diçka) shih nuk më hynqese (diçka). S’ka gjë në trastë (në *torbë) (dikush). Me *kokë (me krye) në trastë (në torbë, në thes). Mori trastën (torbën) (dikush) doli për të lypur, shkoi nëpër dyert e botës për të kërkuar, u lypës. (Mbeti) si trasta (si *torba) në degë (dikush a diçka). (Iu qep) me *bukëtrastë (në torbë) (dikujt). Ruan me trastë e prish me thes (dikush) kursen aty ku nuk duhet, nuk di ku të kursejë; harxhonshumë se sa kursen; (është) i lirëmiell e i shtrenjtëkrunde. Me trastë e me torbë me bollëk, shumë; sa të duash, pa asnjë kufizim; me të dyja duart. Nuk ia var trastën (*torbën) (dikujt) mospërf. E vuri kokëntrastë (në *torbë) (dikush).E zgjidhi trastën (dikush) shih e zgjidhi qesen (dikush).

ÇABËRZ

ÇÁBËRZ,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Trastë lëkure për të mbajtur kripë. Bariu hodhikrahë çabërzën për dhitë.
Sin.: trastë, torbë, qese, strajcë.

ÇAFODHE

ÇAFÓDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Strajcë lëkurembahet krahaqafë.
Sin.: strajcë, trastë, krahosh.

ÇEREP

ÇERÉP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Enë balte si tepsi e thellë në të cilën pjekin bukën. Bukë çerepi. Shtie (pjek) në çerep. Vë çerepinzjarr. Ujdisi çerepin e bukës.
2. Sasi buke aq sa mban një çerep. Shtiustrajcë një çerep bukë.
3. Saç. Rrethi i çerepit. Mashë çerepi. Nxeh çerepin. Heq (vë) çerepin. I hedh prush çerepit. Pjek bukën me çerep.
4. fig., keq. Njeri shumë i shëmtuarfytyrë.
Sin.: tepsi, saç, gjocI.
Çerep e vegsh të një dheu keq. Njerëznjëllojtë, të një brumi, si njëri dhe tjetri, me të njëjtin formim, me të njëjtat mendime, virtyte a vese; brumë i një mielli; një bathë e një kokërr. E ke *bukëçerep (diçka). Ka gjetur çerepi *saçin keq. E kam çerepin në *zjarr. E ndan bukënçerep (dikush) është shumë mikpritës, s’di ç’të bëjë që të të kënaqë, të pret me gjithë zemër; e ndan bukënzjarr; e ka zemrën det; kund. s’të jep as thonjtë e bufit iron. Pjekin bukë në një çerep edhe keq. janë njësoj, e njohin mirë njëri-tjetrin dhe rrinë gjithnjë bashkë; ka gjetur çerepi saçin; ngjyejnë në një çanak përçm.; janë të një sahani keq. Ka shkuar për të bërë çerepë (dikush) mospër. ka vdekur; shkoi për të bërë vorba (vegsha) iron.; shkoi me të shumtët; e bëri sheshin breg; i bëri këmbët baras.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.