Fjalori

Rezultate në përkufizime për “stopan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

STANAR
STOPAN

STOPÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që punon bulmetinstan, bën gjalpë, djathë e gjizë. Stopan i vjetër. Kishin marrë me vete stopanin. Gjithë jetën kishte qenë stopan.
Sin.: stanar, bjeshkatar, çakmash.

ÇAKMASH

ÇAKMÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Djathar, stopan.

ÇELNIK

ÇELNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Pronar i një tufemadhe bagëtish; kryetari i barinjve të një kopeje të madhe. Çelnik i madh. Familje çelnikësh. Pajtohej te çelniku.
2. Ai që punonte bulmetin në një stan me shumë barinj, stopan; stanar.
Sin.: kryebari, çeling, stopan, stanar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.