Fjalori

Rezultate në përkufizime për “stom”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKRILAT

AKRILÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Komponim kimikrrjedh nga polimeritë e acidi akrilik ose esteret, që përdoret për prodhimin e plastikës, të ngjitësve, të bojërave dheshtresave mbrojtëse; akril. Plastikë akrilati. Ngjitës i prej akrilati.
2. stom. Kripë e acidit akrilik; përbërje kimike e acidit metakrilik me metanon, që përdoret në stomatologjinë restauruese, në protetikë dentare dhe në ortodonci. Proteza prej akrilati.

BANKË

BÁNK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Tryezë e gjatë zakonisht me syprinë pak më të ngushtë, në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit e studentëtshkollë etj. Banka e parë (e fundit). Bankë shkolle. Rresht bankash. Ulembankë. Dal nga banka. Vë mbi bankë.
2. Tryezë e posaçme prej druri a prej metali me pajisjet e nevojshme, ku kryhen punëndryshme me dru, me metal etj. Bankë zdrukthëtari. Bankë për punën me dru (për punën me metal). Banka e të akuzuarit (e të pandehurit) (drejt.) orendi e tillë përballë trupit gjykues për të akuzuarin gjatë procesit gjyqësor.
3. Stom1 Bankë kripe.
Ulem (vihem, sillem) bankën e të pandehurve (e të akuzuarve) drejt. dalgjyq si i pandehur. E vë (e ul, e sjell) në bankën e të pandehurve (e të akuzuarve) (dikë). 1. drejt. E çojgjyq si të pandehur, e akuzoj dhe e nxjerrgjyq. 2. I kërkoj dikujtjapë llogari për fajet që ka bërë ose për përgjegjësinë që ka në një vepër a në një veprimtaridëmshme, e akuzoj për diçka. bankat e shkollëskohën kur dikush vijon mësimetshkollë, në vitet si nxënës a si student.

CABOK

CABÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. krahin. Stom. Cabokë e bregore.
2. Copë dheu a guri, plis a popël; copë druri, kërcu i vogël. Cabok dheu. Cabok guri. Cabok druri.

CFRE

CFRÉ,~NI m. sh. ~NA, ~NAT krahin. Stom a rrip bore.

DUNË

DÚN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjeogr. Kodër a stom rëre, që formohet nga erashkretëtira ose brigjevedetit dhe që me kohë mundzhvendoset dalëngadalë nga një vend në një tjetër; bëz. Dunë e vogël (e madhe). Dunalarta. Duna rëre. Dunat e shkretëtirave (e bregdetit). Formimi i dunave. Lëvizja e dunave.

FIJE

FÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pe i hollë, fill; çdo pjesë shumë e hollëpërbën pambukun, leshin etj. Fije leshi (mëndafshi, liri, najloni). Pambuk me fijegjata.
2. Diçka shumë e hollë dhe e gjatë, që i ngjan perit; fill; diçka e hollë dhe e imët. Fije nervore. anat. Fijet muskulore. anat. penjëzat. Fije floku. Fije bari (kashte). Fije fshese. Fije teli (bakri, argjendi, çeliku). Fije shkrepëseje. Fije merimange. Fije kadaifi (makaronash). Fijet e borës.
3. Gjethe. Fije duhani.
4. Fidan i ri i perimeve. I marr fijet e domateve nga farishta dhe i mbjell në parcelën aty pranë.
5. Fletë e hollë, e gjerë dhe e sheshtë. Fije e letrës. Fije kompensate.
6. edhe fig. Sasi shumë e pakët e diçkaje, një pakicë, një çikë (me nyjën joshquese një). Një fije bukë. Një fije ujë. Kam një fije dyshim.
7. Një copë tokë e ngushtë në mes të rrjedhëslumit, ishull i vogël e i zgjatur në mes të ujit. Presin dru në fije. I nxorën lopëtfije.
8. fig. Diçkalidh ose që bashkon një send, një njeri a një grup njerëzish me një tjetër; lidhje, fill. Fijet e miqësisë. Fija e bisedës. Këputen fijet. I ngatërroi fijet.
Sin.: fill, pe, tjerr, gjethe, fletë, çikë, thërrime, grimë, gram, dërhem, lidhje, zerre, stom, flok.
I ra në fije (në fill) (dikush) shih i ra pikës (dikush). Asnjë fije (qime) floku asnjë thërrime, asnjë çikë, aspak. Fluturon me një fije bar (dikush) përçm. i rritet mendja shpejt; rrëmbehet lehtë, flet a vepron gabim duke u kapur pas diçkaje farevogël, nuk e mendon mirë e shtruar diçka. Është me dy fije *brinjë (dikush). Ështëfije (në fill) (dikush) ështërregull, sillet e punon mirë, vepron si duhet; ështëvijë; e ka (i ka punët) në vijë. I ka fijet *mbarë (dikush). E ka mendjen fije peri (dikush) është i zgjuar, është mendjehollë; e ka mendjenrregull, nuk e ka humbur mendjen. Kapet pas fijesflokut (së perit) (dikush) kapet pas diçkaje jo të sigurt; mbahet me shpresakota; mbahet pas flokëve të vet iron. Kapet (mbahet) pas fijeskashtës (dikush) kapet pas diçkajevogël e të dobët, që nuk e shpëton dot. Luan fijet (dikush) përpiqetrregullojë dikë a diçka, duke vënëlëvizje njerëz a duke përdorur mjete e mënyravetat, pa dalëshesh. I ka mbetur shpirtifijeperit (dikujt) është i sëmurë rëndë, është shumë i dobët nga shëndeti, mezi mbahetkëmbë; është duke vdekur; ka shkuar (është) në fije (dikush); e la shëndeti (dikë); e ka qafën me një dell (dikush); i numërohet ujigurmaz. U ngatërruan fijet dolën pengesapapritura në një punë, u prish rregulli a rendi; u më e ndërlikuar diçka; u rrëmujë, s’di nga ta kapësh; u ngatërrua lëmshi; u ngatërruan penjtë. Ngatërron fijet (dikush) e bën diçka më të ndërlikuar, më të vështirë; krijon një gjendjevështirë a të paqartë; e bën rrëmujë sa s’di nga ta kapësh; ngatërron lëmshin; ngatërron penjtë. Ka shkuar (është) fije (dikush) është dobësuar e është tretur shumë, është shumë i sëmurë; është lodhur shumë; e ka qafën me një dell; është zgrip. I shkon (i vjen) pas fijes (pas fillit) (dikujt) flet e sillet në atë mënyrë që t’i bëjë qejfin dikujt tjetër, nuk ia prish, thotë a bën ç’do ai; i shkon pas qejfit; i shkon (i vjen) pas fillit. Varet (është) në fijeperit (të flokut) (dikush a diçka) ështërrezikmadh, për pak mund ta pësojë ose të shpëtojë; nuk ka asnjë siguri, rreziku është fare pranë. E vuri (e solli) në (për) fije (diçka) e vurirregull, e rregulloi, e bëri si duhet; i dha fill (diçkaje); e vuriudhëmbarë; e vuri (e solli) në vijë. Erdhifije. 1. (dikush). U mirë pas një sëmundjeje a pas një gjendjejevështirë, u përmirësua; e mori veten; erdhivete. 2. (diçka). U rregullua, ecënmirë; erdhivijë.

LEDH

LEDH,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj., mezhdë, trap. Ledhi i arës (i livadhit, i rrugës, i hendekut). Ledhet e llogoreve. I pengojnë edhe ledhet. Ecte nëpër ledh (ledhledh). Mbroheshin pas ledhit. I prishën ledhet e i bashkuan arat.
2. Pendë dheubëhet për të penguar ujërat, sfrat. I bënë ledhelarta lumit. U çanë ledhet nga ujërat.
3. Rrip i ngushtë are; lehe. Ledhet e perimeve. Dy ledhe misër.
4. hist. Mur i trashë guri i një kalaje a qyteze. Ledh i lartë (i gjatë).
5. Mur guri pa llaç, që bëhettokapjerrëta për të mos shkarë dheu. Brezare me ledhe. Kala me ledheforta.
6. fig. Pengesë, gardh; prag. I vuri (iu ) ledh diçkaje. E hodhi (e kapërceu) ledhin.
Sin.: trap₁, stom, mezhdë, presë₁, pendë, tallabak, lehe, lidhak, mur, pengesë, gardh, prag.
Iu ledh (diçkaje) shih iu gardh (diçkaje). E kapërceu (e hodhi) ledhin (dikush) shih e kapërceu (e hodhi) gardhin (dikush). E la (e hodhi) në ledh (dikë) e braktisi, nuk i dha asnjë ndihmë; e la (e nxori) në mes të katër rrugëve (të katër udhëve). I vë ledh (diçkaje) shih i vë gardh (diçkaje). Zuri ledh (dikush) vuri pasuri, u i pasur; e zuri ledhi (dikë) iron.; i zuri bishti dhjamë (dikujt). Zuri ledhin (dikush) përb. shih zuri përruan (dikush) përb. E zuri ledhi (dikë) iron. i ra në dorë papritur një pasuri si trashëgim, u papandehur i pasur; i eci mbarë, e ndihmoi fati; zuri ledh (dikush).

SHFRE
SOP

SÓP,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e ngritur si gungë a si bregsipërfaqen e tokës; kodrinë e vogël dhe e ulët, bregore, stom. Tokë gjithë sopa e gropa. U ul në një sop.
2. tek. Pjesa vijore e ngritur ndërmjet dy kanalevethelluara në një vegël a në një gyp. Vjaskat dhe sopat e tytësarmës.
Sin.: bregore, pilë.

STOM

STOM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rrip tokengrihet për së gjati në një vendrrafshët, breg dheu. Stom rëre. Një fushë e gjerë pa stome. U pengua në një stom.
2. Rrip toke, si ishull i vogël, në mes të një lumi a të një kënete. Bimësia e stomit. Shkuan me varkë te stomi. Stomedalin vetëmstinën e thatë.
3. Ledhndan arat njërën nga tjetra. Stomet nuk ishin më të dallueshme. Vendosën një stom mes tokavetyre. Bagëtitë kishin kaluar stomin.
Sin.: bregore, ledh, fije, bëz, cabok, bankë.

STOMOJ

STOM/ÓJ vep. ~ÓVA, ~ÚAR kal. I bëj ledh (arës). I kishin stomuargjitha tokat.

SUKË

SÚK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i ngritur si breg në një fushë, kodër e ulët, kodrinë. Vend me kodra e suka.
2. Breg i dalë në shpatin e një mali. Kaluan nga suka.
Sin.: bokë, bregore, sukore, sop, stom, shpatinë, shpatore.

VIS

VIS,~III m. sh. ~E, ~ET Sop, stom a bregfundarës, krijuar gjatë lërimit nëpër vite; visqar. U shtrinë për të pushuar në vis.
Sin.: vend, anë.

VËRVISHTË

VËRVÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Stom, breg i cili vetvetiu shembet vazhdimisht; vend i rrëshqitshëm. hyrjefshatit kishte shumë vërvishta.
2. Dhiare, shteg. Kaluan një vërvishtë malingushtë. E mori vërvishtën (fig.) moritatëpjetën, rrëshqiti.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.